• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Orbani: Shihet qartë dallimi strategjik në BE pas zgjedhjeve në SHBA, disa duan luftë, disa duan paqe

Orbani: Shihet qartë dallimi strategjik në BE  pas zgjedhjeve në SHBA, disa duan luftë, disa duan paqe

Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Duket qartë dallimi strategjik që është krijuar pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gjegjësisht fakti se ka disa që duan luftë dhe disa që duan paqe, vlerësoi sot kryeministri hungarez Viktor Orban në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski në Budapest.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me ndërprerjen e mbështetjes ushtarake për  Ukrainën nga SHBA, Orbani tha se të enjten do të mbahet një samit në Bruksel, ku do të bisedohet me presidentin francez Emanuel Makronin, pasi siç tha,  qartë shihet dallimi strategjik në Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve në SHBA.  

"Në Paris do të bisedoj me presidentin e Francës, pastaj të enjten do të mbahet Samiti në Bruksel. Ajo që më parë mund të mbulohej dhe rregullohet me komunikim, buzëqeshje dhe konferenca për shtyp, tahmë ato mjete nuk mund të përdoren. Qartë hihet dallimi strategjik që është krijuar pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA është qartë i dukshëm, përkatësisht fakti se ka disa që duan luftë dhe disa që duan paqe. Ndërsa vetëm Vatikani dhe Sllovakia, përveç Hungarisë, kanë thënë se duan paqe", tha Orbani.

  Në Samitin në Bruksel, shtoi, Unioni do të duhet të përballet me këtë sfidë, duke theksuar se është një ndryshim i pakapërcyeshëm.

 "Ky dallim nuk mund të quhej i rëndësishëm nëse SHBA-ja nuk do të kishin kaluar në anën tonë, por nuk do të doja të mburrem me qëndrimin tonë, por gjithsesi që jemi në të njëjtën anë. Që atëherë, ky ndryshim nuk është kapërcyer. Ne duhet ta përballojmë këtë sfidë të mërkurën dhe të enjten. Në këtë samit të kryeministrave të enjten është përcaktuar një tjetër pikë e rendit të ditës, pavarësisht përçarjes transatlantike dhe situatës ushtarake në Ukrainë, duhet të bisedojmë gjithashtu se çfarë strategjie dëshiron Evropa të zbatojë në aspektin ekonomik, në aspektin tregtar, në fushën e mbrojtjes etj. Atje do të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për të bashkëpunuar", tha Orbani.

 Lidhur me bisedën telefonike që e ka pasur me presidentin e SHBA-së  Tramp mbrëmjen e së dielës, Orbáni theksoi se kanë marrëdhënie të ngushta me Uashingtonin në të gjitha nivelet. Theksoi se tani ka një arsye edhe më të madhe për thellimin e bashkëpunimit, sepse kanë vlera të përbashkëta.

"Kemi një arsye më të madhe, një arsye më të thellë për bashkëpunim sepse kemi vlera të përbashkëta. Ne jemi në një luftë qytetëruese dhe në këtë luftë po luftojmë së bashku me SHBA-në dhe ka disa partnerë të tjerë", tha Orbani, duke u përgjigjur se me Trampin kanë biseduar për disa tema. 

 Lidhur me incidentin e sotëm në Parlamentin e Serbisë, deputetët e opozitës ndezën bomba me tym të zi dhe përhapën një pankartë ku shkruhej "Serbia u ngrit që regjimi të bjerë", deklaroi se ajo është çështje private e Serbisë, por duke theksuar se pas fitores së patriotëve në SHBA, sipas Orbanit, janë përforcuar përpjekjet për destabilizimin në Evropën Qendrore. Ai konsideron se Serbia është viktimë e këtyre tentativave për destabilizimin dhe siç tha, objektiv i tyre, përveç Serbisë, janë edhe Hungaria dhe Sllovakia.

Ai  theksoi se ky mekanizëm përdoret edhe kundër Hungarisë. "Nëse e mbani mend ende luftën tonë kundër institucioneve të Sorosit, atëherë e dini se për çfarë po flas. Planifikojmë ta përfundojmë atë luftë deri në fund të pranverës", tha Orbani. 

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR