• e enjte, 26 dhjetor 2024

Orban: Hungaria nuk po nxiton të ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Orban: Hungaria nuk po nxiton të ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Budapest, 26 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban mbrëmë tha se vendi i tij nuk shpejton për ta ratifikuar kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke treguar se vendi  skandinav  mund të përballet me  vonesa të mëtejshme në pranimin e tij në aleancën ushtarake, transmetojnë agjencitë e huaja.

Gjatë hapjes së sesionit të vjeshtës të Parlamentit hungarez, Orban u tha deputetëve se "asgjë nuk kërcënon sigurinë e Suedisë" dhe se për këtë arsye Hungaria "nuk po nxiton" për të ratifikuar pranimin e vendit në NATO.

Hungaria mbetet vendi i vetëm anëtar i NATO-s, përveç Turqisë, e cila ende nuk e ka miratuar kandidaturën e Suedisë për inkuadrim në Aleancë.

Vendi skandinav, së bashku me Finlandën fqinje, hoqi dorë nga neutraliteti ushtarak shumë vjeçar pasi Rusia e sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022 dhe filloi me realizimin e synimit të tij për t'u bashkuar në NATO.

Orban. gjithashtu e kritikoi qeverinë ukrainase të udhëhequr nga presidenti Vollodimir Zelenski, duke thënë se Hungaria "nuk do ta mbështesë Ukrainën në asnjë çështje ndërkombëtare", derisa të rikthehen të drejtat gjuhësore të pakicës së madhe hungareze në Ukrainën perëndimore.

Ai gjithashtu, tha se Hungaria është "mashtruar" nga plani i Bashkimit Evropian të lejojë që gruri ukrainas të kalojë tranzit  nëpër Hungari pasi dërgesat e Detit të Zi ishin penguar  nga lufta me Rusinë, dhe se dërgesat e prodhimeve ukrainase gjoja të destinuar për Afrikën, shiten në Hungari me çmime më të ulëta, që kryen presion ndaj prodhuesve vendor.

"Brukseli pretendoi se pa grurin ukrainas, uria e rëndë kërcënon vendet afrikane. Pasi lufta pengoi tranzitin përmes Detit të Zi, Hungaria hapi një korridor tranzit solidariteti me kërkesë të Brukselit, në mënyrë që ushqimi të mund të arrinte në Afrikë nga Ukraina nëpërmjet Hungarisë. Le ta themi troç: Ata na mashtruan", tha Orban. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR