• e premte, 27 dhjetor 2024

Orban: Deri në fund të vitit patjetër t'i filloni negociatat për anëtarësim në BE dhe Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë kryesimin me BE-në për të ndërmjetësuar me çështjen në Bullgari

Orban: Deri në fund të vitit patjetër t'i filloni negociatat për anëtarësim në BE dhe Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë kryesimin me BE-në për të ndërmjetësuar me çështjen në Bullgari

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë presidencën me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban, duke theksuar se ka një propozim që ia ka paraqitur kryeministrit Hristian Mickoski. Ndarjen nga Shqipëria, Orbani e vlerësoi si një gabim të madh dhe shtoi se "ju deri në fund të vitit duhet t'i filloni negociatat për anëtarësim në BE".

Momentalisht, siç potencoi Orbani, me të vërtetë shihet qartë se lëvizja e Maqedonisë së Veriut është e mundur "nëse në një farë mënyre arrihet marrëveshje me Bullgarinë".

"Unë për këtë kam propozimin tim dhe ia kam transmetuar kryeministrit. Ndërsa a janë palët të gatshme të pranojnë Hungarinë si ndërmjetëse. Ajo është punë e tyre, por ne jemi të gatshëm dhe dëshirojmë të punojmë për të gjetur një zgjidhje, kështu që i përshtatet edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Por, kjo është punë e palëve të cilët janë në konflikt, ne jemi këtu të ndihmojmë", deklaroi Orban, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristian Mickoski.

Në lidhje me ndarjen nga Shqipëria, Orbani tha se "është e vështirë ta kuptosh këtë nga një komb që po mashtrojnë vazhdimisht duke nisur negociatat e anëtarësimit, ndërsa më pas të gjitha ato vende me të cilat e filluan këtë proces së bashku po përparojnë, ndërsa ata po i mbajnë në prapavijë".

"Edhe një herë dua të theksoj se krenaria kombëtare është gjëja më e rëndësishme për një komb dhe BE-ja duhet të ketë parasysh krenarinë kombëtare të të gjitha shteteve. Ndërsa, kjo që po ndodh, ajo po e lëndon krenarinë kombëtare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe ajo po ndodh vazhdimisht në dhjetë vitet e fundit", deklaroi Orbani.

Nëse shikojmë sinqerisht, potencoi Orban, ju menjëherë duhet të kishit qenë anëtar i BE-së shumë kohë më parë dhe ky qëndrim i BE-së në çdo mënyrë shkakton plagë.

"Mendimi jonë është se duhet të ndërtojmë miqësi, ndërsa jo te shkaktojmë plagë në shpirtin e një kombi dhe prandaj sipas mendimin tim është gabim i madh që ju ende nuk jeni anëtar i BE-së dhe gjithashtu është gabim i madh qe po ndaheni nga një vend tjetër që është me shpejtësi e detyrojnë. Prandaj, zgjidhja e vetme për këtë është që ju duhet të filloni negociatat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit", potencoi Orban.

Sipas kryeministrit Mickoski, ne nuk duhet të humbim shpresat dhe të zhgënjehemi, duke theksuar se është mirë që "ne kemi miq në BE, të cilët dëshirojnë ta përhapin zërin tonë brenda BE-së".

"Më vjen keq që kjo po ndodh dhe ne duhet përsëri të jemi viktimë e bilateralizimit, ndërsa jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës. Por, ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe t'i zgjidhim problemet në shtëpi", potencoi Mickoski. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR