• e shtunë, 23 nëntor 2024

Orbani: BE-ja dëshiron ta rrëzojë Qeverinë hungareze dhe të vendosë një regjim marionetë

Orbani: BE-ja dëshiron ta rrëzojë Qeverinë hungareze dhe të vendosë një regjim marionetë

Budapest, 24 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbani në fjalimin e tij para mijëra mbështetësve në Budapest tha se BE-ja po mundohet ta rrëzojë qeverinë e tij dhe të vendosë një regjim marionetë në Hungari.

 Ai të mërkurën e mbajti fjalimin me rastin e festës kombëtare hungareze të kryengritjes anti-sovjetike të vitit 1956 dhe tërhoqi paralele midis pushtimit të jashtëm historik dhe politikës bashkëkohore të BE-së, raporton Njuzvik. 

"Politika e pavarur hungareze është e papranueshme për Brukselin. Prandaj aty njoftuan se do të lirohen nga qeveria nacionale e Hungarisë. Ata njoftuan edhe se do të formojnë qeveri marionetë në Bruksel", tha Orbani. 

 "A do ta dëgjojmë vullnetin e huaj apo do ta kundërshtojmë? Propozoj që përgjigja jonë të jetë e qartë dhe e pahezitueshme, njejtë sikur ishte në vitin 1956", shtoi Orbani.

 Hungaria në shumë raste ka bllokuar ose vonuar masat e BE-së për të ndihmuar Ukrainën dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, për shkak se kritikët e akuzuan Orbanin se po i jep përparësi interesave të Rusisë para interesave të aleatëve të saj në BE dhe NATO. 

 "Burokratët e Brukselit e sollën Perëndimin në një luftë të pakuptimtë. Sipas tyre, kjo është luftë e Perëndimit kundër Rusisë. Tani ata duan hapur që ta shtyjnë gjithë Bashkimin Evropian në luftë në Ukrainë", tha Orbani. 

 Ai gjithashtu tha se BE-ja planifikon të vendosë ushtarë ukrainas në Hungari pas fitores së ardhshme. 

 "Ne hungarëzët do të zgjohemi një mëngjes dhe do të zbulojmë se ushtarët sllovenë nga lindja përsëri janë stacionuar në terrritorin hungarez. Ne nuk e dëshirojmë këtë, por presioni nga Brukseli është gjithnjë e më i fortë çdo ditë", u tha ai mbështetësve të tij.

 Parlamenti Evropian në vitin 2022 u prononcua se Hungaria më shumë nuk mundet të konsiderohet demokraci, ndërsa BE-ja i shkurtoi mbështetjen financiare prej miliardave për shkak të shkeljeve të supozuara të sundimit të ligjit. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR