• e enjte, 26 dhjetor 2024

Orban arrin për vizitë dyditore zyrtare në vend

Orban arrin për vizitë dyditore zyrtare në vend

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban së bashku me delegacionin e Qeverisë hungareze, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në vend.

Hungaria për momentin kryeson me BE-në, ndërkaq Orban në gjysmën e dytë të këtij viti është edhe kryetar i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Hristian Mickoski, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, të premten do të realizojë takim tet-a-tet me kolegun e tij hungarez në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në suaza të vizitës do të realizohen edhe një sërë takime bilaterale të ministrave të vendit me kolegët e resorëve nga delegacioni hungarez.

null

Të premten do të mbahet edhe mbledhje e përbashkët ndërqeveritare në hotelin Ineks Gorica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të mbledhjes në lokacionin e njejtë pritet konferencë për shtyp të mbajnë dy kryeministrat.

Siç informojnë nga Qeveria, në margjina të vizitës dyditore është paraparë shetitje në Ohër, vizitë në kishën e Shën Mërisë, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naum, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Cirilit e Metodit në Ohër.

Në Ohër policia ndërmori masa të domosdoshme sigurie, ndërsa për sigurinë dhe lëvizjen  e papenguar të delegacionit nëpër qytet dhe rrethinë është paralajmëruar regjim i përkohshëm i komunikacionit. Në rrugët "Ilindenska" dhe "Kosta Abrash" sot dhe nesër do të ndalohet ndalimi dhe parkimi i automjeteve, ndërkaq përderisa lëvizin automjetet e delegacioneve përkohësisht do të jetë e mbyllur për komunikacion një pjesë e rrugës magjistrale Kërçovë-Ohër, nga aeroporti deri te qarkorja "Raspaqe", përgjatë bulevradeve "Turistiçka" dhe "Makedonski prosvetiteli", rrugët "Abas Emin" dhe "Kiril i metodij" si dhe rruga rajonale Ohër - Shën Naum.

Во координација со Локалната самоуправа екипи на ЈП „Охридски Комуналец“ се спроведе акција за чистење на плажите на потегот меѓу автокампот „Љубаништа“ и реката Черава.

Pronarët e automjeteve duhet t'i dislokojnë ato nga vendet e parkimit në bulevardin "Turistiçka" dhe rrugët "Kosta Abrash", "Car Samoil" dhe Keji "Makedonija".

Gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski dhe Orban dakorduan kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurove. Më 17 shtator ligji për kredinë hungareze u votua në Kuvend, me procedurë të shkurtuar.

Kredia nga Eksport - import banka hungareze, shoqatë private me përgjegjësi të kufizuara, do të tërhiqet në një transhë, afati i pagesës është 15 vite, me grejs periudhë të përgjithshme prej tre viteve, ndërsa norma e interesit është fikse dhe paraqet 3,25 për qind. Do të paguhet në 24 këste gjysmëvjeçare, më 15 shkurt dhe 15 gusht të secilit vit.

Opozita në Kuvend, atëherë akuzoi se marrëveshja për kredinë është bërë prapa dyerve të mbyllura, me qëllime jashtëzakonisht të dyshimta dhe sjellë pasoja të mëdha politike dhe ekonomike me rritje enorme të borxhit publik. Përkundër tyre, nga VMRO-DPMNE porositën se procedura është transparente dhe se për herë të parë ka kredi për të cilën dihet paraprakisht se për çka do të shpenzohen paratë dhe se do të ndihmohen komunat dhe ekonomia.

Orban në vitin 2013 ishte për vizitë zyrtare në vend, kur edhe u dekorua me Mirënjohjen "8 Shtatori" për merita të jashtëzakonshme për zhvillim dhe përforcim të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunim paqësor të Maqedonisë dhe Hungarisë. Dekoratën ia dorëzoi presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivnaov, ndërkaq pati tkaime edhe me kryeministrin e atëhershëm, Nikolla Gruevski. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR