• e enjte, 26 dhjetor 2024

Orban: Është e papranueshme dëshira e Brukselit që emigrantët me forcë t’i zhvendos në Hungari

Orban: Është e papranueshme dëshira e Brukselit që emigrantët me forcë t’i zhvendos në Hungari

Budapest, 9 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban bëri të ditur se marrëveshja e re e ministrave evropian për Punë të Brendshme mbi reformën e politikës së migracionit është e “papranueshme”.

“Brukseli po abuzon me fuqinë e saj. Ata duan më forcë t'i zhvendosin emigrantët në Hungari”, ka thënë Orban, ndërsa në Tuiter ka postuar zëdhënësin e qeverisë hungareze, Zoltan Kovaç.

Kjo, siç tha Orban, është "e papranueshme".

Ministrat për Punë të Brendshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për të ndryshuar sistemin e azilit i cili nënkupton edhe ndarjen e përgjegjësisë kur bëhet fjalë për emigrantët të cilët në Evropë hyjnë pa leje.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR