Ora Njuz: Kriza pas derës? BIRN: Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro gjatë vitit 2025
- Banka e Shqipërisë gjatë vitit 20265 bleu shifrën astronomike 1 miliardë e 27 milionë eurove në tregun valutor, që paraqet 3,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një e tillë, e cila, sipas teorisë kryesore ekonomike të kësaj situate, duhet të ketë shkaktuar “zhvlerësim të brendshëm” të monedhës kombëtare, pra inflacion. Në mënyrë misterioze, gjithsesi, inflacioni nuk duket në nivele shumë të larta, së paku jo në Indeksin e Çmimeve të Mallrave të Konsumit të matur nga Instituti i Statistikave, njofton "Ora Njuz".
- Post By Besnik Shuki
- 18:02, 6 prill, 2026
Tiranë, 6 prill 2026 (MIA) - Banka e Shqipërisë gjatë vitit 20265 bleu shifrën astronomike 1 miliardë e 27 milionë eurove në tregun valutor, që paraqet 3,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një e tillë, e cila, sipas teorisë kryesore ekonomike të kësaj situate, duhet të ketë shkaktuar “zhvlerësim të brendshëm” të monedhës kombëtare, pra inflacion. Në mënyrë misterioze, gjithsesi, inflacioni nuk duket në nivele shumë të larta, së paku jo në Indeksin e Çmimeve të Mallrave të Konsumit të matur nga Instituti i Statistikave, njofton "Ora Njuz".
Banka e Shqipërisë filloi të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor, pavarësisht këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të mos e bërë, në vitin 2024. Në vitin 2024, u blenë 649 milionë euro, krahas 283,8 milionë eurove të blera për efekt të rritjes së rezervës valutore të vendit. Blerjet rifilluan në maj të vitit 2025, dhe kulmuan në korrik, ku brenda një muaji u blenë thuajse 236 milionë euro të blera me qëllim të deklaruar “për frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit”.
Blerjet gjatë vitit 2025 vijuan çdo muaj dhe arritën, në total, 729.1 milionë euro. Krahas kësaj blerjeje për efekt të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë vijoi blerjet e zakonshme për rritjen e rezervës valutore në masën 297,9 milionë euro. Totali i blerjeve për të dyja qëllimet arriti në këtë mënyrë në 1 miliardë e 27 milionë.
Në total, gjatë vitit 2024 u blenë 933 milionë euro për të dyja arsyet, shifër kjo që u rrit në 1,027 milionë në vitin 2025.
Leku shqiptar e nisi vitin 2025 në kuotën 98,3 lekë për euro dhe e mbylli në kuotën 96,8 lekë për euro. Pavarësisht blerjes së një shume kaq të madhe eurosh, leku sërish pësoi një forcim me 1,5 për qind. Leku ka vijuar të forcohet në muajt e parë të këtij viti. Sot euro kushton 95,8 lekë, 1 për qind më lirë se sa në fillim të vitit. bsh/
Foto: Banka e Shqipërisë