• e enjte, 26 dhjetor 2024

Opozita shqiptare e lëshoi takimin e liderëve

Opozita shqiptare e lëshoi takimin e liderëve

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Opozita shqiptare u largua nga takimi i liderëve me arsyetimin se takimin e ka lëshuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nuk kanë pasur me kë t'i përballin argumentet për anëtarin në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. 

"Opozita shqiptare e lëshoi takimin e liderëve pasi takimin e lëshoi Talat Xhaferi kur pika e rendit të ditës ishte anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Derisa elaboronim ne, ai e lëshoi mbledhjen dhe për këtë arsye edhe ne u larguam sepse nuk patëm me kë t'i përballim argumentet", deklaroi Izet Mexhiti. 

Opozita shqiptare, siç tha, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjegjësisht ato të mbahen më 14 dhe 28 prill, gjegjësisht më 28 prill me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Në lidhje me qeverinë teknike vlerësojnë se duhet të ketë qeveri teknike dhe në të vendet e ministrave të cilat më parë i takonin opozitës shqiptare, tani tu rakojnë atyre. 

Në lidhje me zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së, vend i cili u zbraz pasi Krenar Lloga u bë ministër i Drejtësisë, nga opozita shqiptare vlerësojnë se ai vend u takon atyre.

"Vlerësojmë se Xhaferi e zvarrit këtë një kohë të gjatë dhe shohim intencë që të mos zgjidhet anëtar dhe të mos jetë e plotë KSHZ-ja që nesër dikush t'i kontestojë zgjedhjet me çka hyjmë në një hapësirë të panjohur", tha Mexhiti.

Një nga kërkesat e opozitës shqiptare është që të mundësohet që në zgjedhje të votojë edhe diaspora përmes postës dhe në mënyrë elektronike.

Në fillim të deklaratës, Mexhiti në emër të opozitës shqiptare, u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi, me vlerësim se organet kompetente ngadalë kanë vepruar në këtë rast. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR