• e enjte, 05 dhjetor 2024

Opozita kërkon takim të liderëve dhe dorëheqje, pushteti bën thirrje që të mos bien pre e provokimeve

Opozita kërkon takim të liderëve dhe dorëheqje, pushteti bën thirrje që të mos bien pre e provokimeve

Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Pas tensioneve që i kanë shkaktuar incidentet të ndërlidhura me festimit të Ditës së flamurit, nga partitë opozitare kërkuan takim të liderëve dhe dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Nga pushteti, bëjnë thirrje për qetësi dhe qytetarët të mos bien pre e provokimeve, duke theksuar se institucionet punojnë dhe se personat përgjegtjës do të nxirren para drejtësisë.

Kryetari i Qeverisë, Hristian Micskoki ka dërgar mesazh deri te qytetarët për unitet dhe qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve, duke theksuar se MPB-ja punon në zbardhjen e rasteve

"Ministria e Punëve të Brendshme, Byroja për siguri publike dhe SPB Shkup reaguan me mjaft maturi ndaj saj, pa eskaluar ajo, pa i krijuar incidente, ndërkaq të gjithë ata kryes të veprës penale sipas nenit 319 të Kodit penal menjëherë u privuan nga liria, u nxorën para prokurorit publik dhe prej tani e tutje tashmë është proces gjyqësor ndaj të cilit ne si Qeveri nuk mund të ndikojmë. Por, gjithashtu paralajmëroj se ai nen 319 i Kodit penal i reeferohet jo vetëm flamurit shtetëror, por edhe flamujve të shteteve të tjera. Prandaj bëj thirrje për qetësi, të mos jemi viktimë e provokimit", tha Mickoski i cili ishte për vizitë në disa vendbanine në rajonin e Tetovës.

Sipas tij gjëra të tilla do të ndodhin sepse, siç tha "këta njerëz janë të frikësuar për milionat të cilat i fituan në kurriz të popullit dhe tani e dinë se vjen koha për drejtësi, drejtësia është e ngadalshme, por vjen".

"E di që është një grup politik i izoluar që prej pesë vitesh, tashmë për muajin e gjashtë, po e ka të vështirë të mësohet të jetë në opozitë pas më shumë se dy dekadash në pushtet, por ajo që i shqetëson është fakti se drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por ngadalë po u afrohet atyre. Ata janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë për këto dy dekada dhe ngaqë e dinë se çfarë kanë bërë, po frikësohen dhe i vetmi mjet që kanë në dispozicion është pikërisht ajo që përmendët, mosmarrëveshje, përpjekje për të shkaktuar tensione ndëretnike etj. Këtë nuk do ta lejojmë", thekson Mickoski.Commenting on recent events related to the desecration of the Macedonian flag, Prime Minister Hristijan Mickoski urged members of the public to remain calm and

Ai përkujtoi se ka paralajmëruar për skenare të tilla që prej para disa muajve dhe tha se ky nuk do të jetë tentimi i fundit.

"Do të ketë edhe tentime të tjera për eskalim, për tensione ndëretnike etj., madje ajo që ndodhi para disa ditësh është parandaluar dhe parashikuar nga ne dhe janë paralajmëruar të gjithë faktorët relevant dhe partnerët tanë strategjikë", tha Mickoski.

Nga LSDM-ja opozitare kërkuan mbajtje urgjente të një takim të liderëve me liderët e të gjitha partive parlamentare, nga ku do të dërgohen mesazhe të qarta për sigurinë e shtetit.

"Takimi i liderëve para se gjithash duhet të dërgojë disa mesazhe, këto janë mesazhe paqeje dhe stabiliteti, që të dërgohet një mesazh se vendi është i qëndrueshëm. Qytetarët duan t'i shohin politikanët së bashku në tryezë, të gjithë liderët e partive parlamentare, të gjithë së bashku për të dërguar një mesazh ku do të themi se Maqedonia mbetet shtet stabil dhe se jemi të përkushtuar për paqe dhe bashkëjetesë. E pashë reagimin e kryeministrit Mickoski se po mendon, shpresoj se do të mendojë mirë dhe se do të ketë takim të lifderëve , sepse shteti aktualisht ka nevojë për një takim lidershipi me mesazhe të qarta për qytetarët që të jenë të qetë për ngjarjet që po ndodhin", ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Aleksandar Dimitrijeviq, në "Tema e ditës" dje në televizionin Sitel.

Lidhur me qëndrimet e kryeministrit Mickoski për destabilizimin e shtetit, Dimitrijeviq theksoi se nuk duhet të hyhet në historinë e destabilizimit, por se LSDM-ja në vazhdimësi ka paralajmëruar për jostabilitet dhe dhunë në rrugë në periudhën e kaluar.„Сите теми поврзани со дестабилизација и се тоа што премиерот го говореше поврзано со тоа во изминатите месеци и сето тоа што ние како СДСМ го говоревме дека има нестабилност на улиците и дек

Kryeministri Mickoski, duke e komentuar kërkesën e LSDM-së për takim të liderëve, tha se do të mendojëpër këtë temë dhe nëse me të vërtetë ka argumente që çojnë në këtë drejtim, nuk është problem të konvokojë takim të liderëve, por se për momentin nuk sheh arsye për një gjë të tillë.     

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të ndërhyrjes së paprecedent dhe të pajustifikuar të policisë gjatë festimeve të mbrëmshme të Ditës së Flamurit Shqiptar. Kjo ndërhyrje jo vetëm që pengoi një manifestim paqësor dhe tradicional të shqiptarëve, por gjithashtu shkaktoi tensione dhe incidente të panevojshme që kanë dëmtuar harmoninë ndëretnike në vend.

Për më tepër, sot jemi dëshmitarë të një qasjeje selektive dhe të njëanshme nga ana e institucioneve të rendit. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë që dogjën flamurin shtetëror janë ndaluar dhe ndëshkuar, ata që dogjën flamurin shqiptar mbeten të pandëshkuar. Kjo qasje diskriminuese dhe e padrejtë është e papranueshme dhe minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, duke thelluar ndarjet dhe tensionet në shoqëri.

Ministri i Punëve të Brendshme ka dështuar të garantojë qasje të drejtë dhe profesionale ndaj incidenteve, duke treguar paaftësi dhe mungesë përgjegjshmërie për të trajtuar situatat ndëretnike me kujdesin e duhur. Për këtë arsye, kërkojmë menjëherë dorëheqjen e tij.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, si dhe ndaj ruajtjes së bashkëjetesës dhe stabilitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk do të tolerojmë që institucionet e shtetit të përdoren për politika diskriminuese që cënojnë të drejtat e qytetarëve dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Kryeministri Mickoski dje në një prononcim për media tha se opozita ka të drejtë të paraqesë interpelancë, por se nuk sheh logjikë në një kërkesë të tillë të tyre.

"Unë absolutisht nuk shoh asnjë logjikë në kërkesën e tyre sepse një pjesë e opozitës thotë se nuk kanë vepruar, një pjesë tjetër thotë se kanë vepruar shumë ashpër. Në të vërtetë, mesazhet nga opozita e koalicionit BDI-E Majta-LSDM janë pak konfuze. Ndonjëherë pyes veten se kush i shkruan ato mesazhe. Mos lejoni që dikush t'u dërgojë atyre mesazhe të tilla", tha Mickoski.

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, tha se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi dhe nuk do të ketë kompromis ndaj asnjë personi që ka shkelur ligjin, duke thënë se në rajon ka forca destruktive që duan të destabilizoj.

"28 Nëntori po duke filluar nga 22 Nëntori - Dita e alfabetit shqip u festua si asnjëherë më parë, me mbledhje solemne të Qeverisë dhe ngjarje të tjera dhe festime gjithnjëd eri në përfundim me koncertin në sheshin Skënderbeu. Është e qartë se në rajon ka forca destruktive të cilat dëshirojnë të destabilizojnë siç është rasti në Mitrovicë. Gjatë festimit gjithçka shkoi në rregull, por kjo nuk i shkonte për shtati dikujt dhe për fat të keq përdorën të rinj në mënyrë që të mos jetë gjithçka siç duhet. Më se me përgjegjësi, si zëvendëskryeministër i parë, pohoj se të gjithë ata të cilët kanë gabuar sipas nenit 393 do të përgjigjen. Edhe ata të cilët e dogjën dhe përdhosën flamurin shtetëror, edhe ata me flamurin shqiptar në Prilep, do të kenë padi penale. Do të inicohet procedurë disiplinore për policin nga Kumanova, i cili në vend se të mbajë rendin dhe qetësinë, merret me flamuj që nuk është përgjegjësi e tij. Ajo është përgjegjësi e komunës apo e ndërmarrjes publike e cila i vendosë dhe i heqë flamujt, ndërsa në këtë rast nuk ishte ashtu", tha ai duje cekur se Qeveria bën thirrje që të qetësohet situata, me gjakftohtësi të veprohet ndaj të gjithëve që e shkelën ligjin.

Lidhur me nismën e paralajmëruar të BDI-së për interpelancë për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij, Astrit Iseni, zëvendëskryeministri tha se duhet t'u lihet institucioneve ta ndriçojnë rastin dhe situatën dhe në fund, siç tha, do të jenë evidente prëgjigjet se përse mu ata njerëz diski ndërlidhen mu me këta që inicojnë interpelancë.

"Duhet t'ua lëmë organeve ta ndriçojnë rastin dhe situatën dhe në fund të jenë evidente përgjigjet se prëse mu ata njerëz disi ndërlidhen mu me këta që inicojnëp interpelancë, janë të punësuar në ndërmarrjet e tyre dhe një sërë gjërash të tjera. Është më mirë së pari opinioni të përballet m argumentet, faktet se kush dhe si ka vepruar gjatë festimit. Askush nuk është dënuar sepse ka festuar apo ka mbajtur ndonjë flamur, por përkundrazi, të gjithë do të dënohen të cilët e shkelën ligjin. Do t'ua lëmë organeve t'i japin informatat, por rastësisht apo jo del se janë njerëz të afërt me BDI-në, punojnë në ndërmarrjet e tyre ku janë drejtorët e tyre apo janë fotografuar me ta", tha Mexhiti. 

Në lidhje me ngjarjet e pardjeshme me përdhosjen e flamurit të Maqedonisë, ministri Toshkovski informoi se deri në këtë moment 17 persona janë privuar nga liria, të cilët janë arrestuar nga dje deri sot pas serisë së incidenteve të ndodhura dy ditë më parë gjatë kremtimi i Ditës së flamurit shqiptar.

"Katër të miturve në Shkup dje iu është hequr liria. Dy lidhur me një ngjarje penalo-juridike ku griset flamuri maqedonas, ndërsa ata kanë ndihmuar autorin. Për ta do të vijojë një procedurë adekuate. Dhe dy të mitur, lidhur me një ngjarje ku flamuri u hoq nga shtiza e flamurit dhe u dogj. Dje në Prilep janë arrestuar tre persona për përdhosje të flamurit kombëtar shqiptar, njëri prej të cilëve është i mitur. Një person është arrestuar edhe në Kumanovë për heqjen e simbolit kombëtar të Republikës së Serbisë nga Konsullata e nderit. Dhe këtu bëhet fjalë për një të mitur ndaj të cilit do të merren masa. Gjatë ditës së djeshme është mbyllur edhe një ngjarje në kuadër të SPB Ohër, gjegjësisht NJPB Kërçovë, ku një person ka hequr nga shtiza flamurin maqedonas dhe atë shqiptar”, ka sqaruar rastet ministri Toshkovski.

Në fund, ministri u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të mos lejojmë që incidente të tilla të na çojnë në drejtim të gabuar.

"U bëj thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë në vend, të gjithë atyre që mendojnë mirë për Maqedoninë, të respektojnë ligjin, Kushtetutën dhe të mos lejojnë keqbërësit të keqpërdorin këta të rinj. Nga dje deri më sot kemi arrestuar 17 persona dhe do të vazhdojmë nëse ka prova për këtë. Kushdo që gabon do të përgjigjet”, theksoi ministri Toshkovski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR