• e enjte, 26 dhjetor 2024

Operatori turistik holandez "Korendon" sërish e aktivizon linjën ajrore sezonale nga Mastrihti në Ohër

Operatori turistik holandez

 Amsterdam, 18 shkurt 2023 (MIA) – Operatori turistik holandez “Korendon”, që disponon edhe me flotën e vet të aeroplanëve, për sezonin e ardhshëm turistik sërish e aktivizon linjën direkte të fluturimeve nga aeroporti "Mastriht/Ahen" për në Ohër.

Sipas vendimit të marrë, tani për tani është paraparë që aeroplanët “Korendon” nga qyteti jugor holandez sërish të fluturojnë drejt aeroportit të Ohrit në periudhën nga 7 korriku deri më 1 shtator.

 Përveç Ohrit si destinacion nga aeroporti "Mastriht/Ahen", aeroplanët e  "Korendon"-it  sezonin e ardhshëm turistik do të fluturojnë edhe për në Kretë, Zakintos, Rodos, Antalia, Bodrum dhe Burgas.

 Linja ajrore Mastriht - Ohër, përveç fluturimeve nga Amsterdami dhe Ajndhoveni, për herë të parë u vendos në verën e vitit 2018, por pas vitit të shkëlqyer turistik të vitit  2019 për shkak të epidemisë së koronavirusit, operatori turistik holandez sezonin e ardhshëm i  anuloi aranzhmanet e veta  turistike për në Maqedoni.

 Operatori turistik "Korendon" ishte më meritor për kthimin e turistëve nga vendet e Beneluksit, kryesisht holandezë, në rivierën e Ohrit pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR