• e shtunë, 23 nëntor 2024

Operatori turistik gjerman "Er-es-de" do të sjellë 35.000 turistë në vend vitin e ardhshëm

Operatori turistik gjerman

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Operatori turistik gjerman "Er-es-de" do të sjellë vitin e ardhshëm 35.000 turistë në vend, duke filluar që nga muaji shkurt. Siç njoftoi sot në konferencën e përbashkët për media me përfaqësuesin e kompanisë gjermane Kristian Frank, kryeministri Hristian Mickoski theksoi se kjo për vendin do të thotë 30 milion euro shtesë shpenzime të drejtpërdrejta për këto mysafirë tek ne, të cilët së bashku me qëndrimin, transportin dhe shpenzimet e tjera mund të arrijë shifrën deri në 50 milionë euro.

Përfaqësuesi i kompanisë Frank, theksoi se këto turistë do të vijnë jashtë sezonit dhe se ata si kompani kryesisht bëjnë udhëtime kulturore.

"Kryesisht bëjmë udhëtime kulturore dhe planifikojmë të sjellim 35.000 mysafirë vitin e ardhshëm duke filluar nga muaji shkurt dhe jam mirënjohës që mund të jemi këtu dhe të tregojmë se çfarë planifikojmë të bëjmë. Do doja ta falënderoja kryeministrin për mbështetjen dhe për mundësinë të vijmë këtu në vendin tuaj të bukur dhe mendoj se në të ardhmen na pret një punë shumë e madhe", tha Frank. 

Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria ka qëllim të madh strategjik për ta mbështetur turizmin dhe siç tha, "ishte një nga arsyet që turizmin ta lidhin me Ministrinë e Kulturës". 

"Nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm rreth 35.000 turistë jashtë sezonit do ta vizitojnë Maqedoninë, si organizator i kësaj agjencie turistike. Kemi për qëllim ta zhvillojmë turizmin kulturor dhe ne duhet të tregojmë kapacitetet tona kulturore siç është qyteti i Ohrit, Shkupi si kryeqytet, Qendra memoriale "Nëna Terezë" dhe monumente të tjera kulturore që përfaqësojnë tiparin tonë të karakterit si vend, pasi Maqedonia ka shumë vende të tilla me të cilat mund të krenohemi", tha Mickoski. 

Ai theksoi se agjencia "Er-es-de" ka më shumë se një miliard euro qarkullim vjetor dhe përveç turizmit, ajo merret edhe me fusha të tjera si marketingu, telekomunikacioni, energjia, hoteleria...

"Nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm do të bartin çdo ditë me aeroplan turistë të cilët do të vijnë nga Gjermania, Franca dhe nga Britania e Madhe. Kjo do të thotë se sipas mesatares që është bërë deri më tani në bazë të eksperiencave të kësaj kompanie do të thotë 30 milionë euro shtesë shpenzime direkte nga ana jonë për këta mysafirë që do të na vizitojnë dhe nëse llogarisim këtu akomodimin dhe shpenzime të tjera mundemi dhe të arrijmë shifrën 50 milionë euro. Këto 35.000 mysafirë do të jenë në turneun ballkanik - do të fillojë me një bujtje në Shkup, pastaj vazhdon në Mal të Zi, Shqipëri, pastaj në Ohër ku do të qëndrojnë një natë dhe përfundon me dy netë shtesë në Shkup. Numri i netëve që ata do të kalojnë është nga 10 deri në 15 për qind të numrit total të netëve të kaluara nga mysafirë të huaj në këtë moment te ne", tha ai. 

Plani është, shtoi, që t'i dyfishojmë këto katër fluturime, por kjo do të varet nga ne, pasi mysafirët të cilët kanë kërkesat e tyre në pjesën e kapacitetit të qëndrimit edhe ne si shtet duhet të ndërtojmë objekte të tilla akomoduese që do të jenë tërheqëse për këtë lloj mysafirësh. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR