• e premte, 27 dhjetor 2024

Operatori rus në centralin e okupuar ukrainas Zaporozhje ndalon me shfrytëzim të karburantit amerikan

Operatori rus në centralin e okupuar ukrainas Zaporozhje ndalon me shfrytëzim të karburantit amerikan

Moskë, 20 prill 2023 (MIA) - Centrali bërthamor Zaporozhje në jug të Ukrainës, i cili është pushtuar nga Rusia vitin e kaluar, do të ndalojë së përdoruri karburant bërthamor në SHBA sa më shpejt që është e mundur, njoftuan sot mediat ruse duke iu referuar një funksionari rus.

Renat Karça, këshlltar i drejtorit ekzekutiv të kompanisë bërthamore ruse "Rosenergoat", e cila tani menaxhon me centralin, deklaroi për Interfaks se centrali në rezervat e veta ka karburant amerikan për rreth katër vite, transmeton Hina. Megjithatë, administrata ruse do të përpiqet ta zëvendësojë këtë karburant sa më shpejt që është e mundur sepse konsideron se teknologjia personale është superiore, tha ai.

Centrali më i madh bërthamor evropian, në pjesën më të madhe i ndëtuar në kohën sovjetike, fillimisht ka përdorur karburant bërthamor rus, por Ukraina gradualisht u transferua në furizimin nga Uestinghaus pas konfliktit të parë me Rusinë në vitin 2014.

Forcat ruse e kanë pushtar elektranën vtin e kaluar, ndërkohë që ata kanë pushtuar pjesë të Ukrainës, ndërsa uzina ka qenë që atëherë në qendër të një krize të sigurisë bërthamore për shkak të granatimeve pothuajse të vazhdueshme pranë saj, për të cilat Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin.  mb/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR