• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Oliver Zafirovski është emëruar drejtor i Klinikës për pulmologji dhe alergologji në Shkup

Oliver Zafirovski është emëruar drejtor i Klinikës për pulmologji dhe alergologji në Shkup

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Oliver Zafirovski është emëruar drejtor mejkësor në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji në Shkup. Mjeku e ndau lajmin në rrjetet sociale.

"Fillimisht do të doja t'i falënderoj kolegët e mi nga Klinika universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët "Kozle" - Shkup, ku kam punuar mbi 30 vite dhe së bashku e ndërtuam në institucion kryesor mjekësor. Si drejtor në vendin e ri të punës, do të angazhohem për shërbime më cilësore shëdnetësore dhe trajtim të pacientëve në nivel të lartë profesional. Besoj se përfundimisht do ta kthejmë beismin në sistemin tonë shëndetësor, ku qytetarët do të mjekohen sipas standardeve botërore", ceket në kumtimin e Zafirovskit në "Fejsbuk".

Ai e mori vendin e drejtorit në këtë klinikë nga mjeku Dejan Dokiq. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR