• e enjte, 18 korrik 2024

OKM: Të ngrihen çmimet e produkteve themelore ushqimore

OKM: Të ngrihen çmimet e produkteve themelore ushqimore

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Të ngrihen çmimet e produkteve themelore ushqimore, kërkon Organizata e konsumatorëve (OKM).

Siç deklaroi sot kryetarja e OKM-së, marijana Lonçar Vellkova, ushqimi merr një pjesë të madhe të buxhetit të çdo familjeje, ndërsa shtrenjtimi i tij shkon kryesisht në barrë të qytetarëve (konsumatorëve).

Sipas Lonçar Vellkova, Komisioni për mbrojtje të konkurrencës duhet të reagojë në mënyrë që të shohë nëse ka ndonjë bashkim të tregtarëve pas, siç theksoi, "tavanizimit" të tillë të çmimeve nga ana e tyre.

"E dimë se ngrirja e çmimeve është masë populiste dhe se kemi ekonomi të tregut, por në situata të këtillëa nuk duhet të pritet, duhet të dilet me vlerësim të saktë dhe të ndërmerren amsa sepse shkohet në barrë dhe në dëm të konsumatorit. Për produktet themelore mendoj se nuk duhet as të flitet. Për shkak të çmimeve të larta, shumë qytetarë blejnë prodhime me cilësi më të ulët apo me vlera më të ulëta nutritive, ndërsa qasja drejt produkteve themelore ushqimore është e drejtë elementare e njeriut. Konsumatori duhet të ketë qasje drejt të mirave themelore konsumatore, posaçërisht ushqimit - qumështit, djathit, gjalpit,...", theksoi Lonçar Vellkova, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve para prezantimit të Doracakut për varfëri energjetike në vend.

Biznesi është kundër ngrirjes së çmimeve. Konsideron se ka masa të tjera me të cialt shteti mund të itnervenojë për ta zbutur goditjen nga çmimet dhe në këtë kontekst propozon ulje të tatimeve apo aktivizim të rezervave të mallrave. Edhe minsitri i Ekonomisë, Krehsnik bekteshi konsideron se ka mekanizma të tjerë, siç është, theksoi dje, konstatimi i marzheve për disa prodhime të caktuara. Sipas tij, në kushte të rritjeve të pakontrolluara të çmimeve, ndoshta më mirë është të shkohet në mënyrë edhe më rigoroze, madje edhe me ndalesë për ushtrim të veprimtarisë për disa tregtarë. Por, megjithatë, çfarë masa do të ndërmerren, do të varet nga analizat e institucioneve kompetente. ab/

foto: МIА

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR