• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ohri i gatshëm për festat e fundvitit, qyteti prej dje pasdite filloi të mbushet me mysafirë

Ohri i gatshëm për festat e fundvitit, qyteti prej dje pasdite filloi të mbushet me mysafirë

Ohër, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Një ditë para Vitit të Ri 2024, Ohri është i gatshëm për festat e fuindvitit dhe natës më të hareshme. Qyteti është zbukuruar për festa, rajoni qendror i qytetit dhe Keji i liqenit janë ndriçuar, ndërsa prej dje pasdite filluan të arrijnë edhe mysafirët të cilët kanë planifikuar ta kalojnë këtu fundjavën festive.

Në qytet tashmë po ndjehet gjallëria para festave, karakteristike për ditët e fundit të vitit. Hotelierët dhe gastronomët presin vizitueshmëri të madhe, me ofertë prej menyve të pasura festive dhe argëtim të llojllojshëm deri në orët e hershme të mëngjesit për shijen dhe moshën e secilit. Restorantet dhe kafenetë në qytet tashmë janë përplot, ndërsa në mënyrë solide ishin të vizitara edhe gjatë ditëve të kaluara me argltimet e organizuara para fetsave të fundvitit të ndërmarrjeve nga qyteti dhe rrethina.

Më të shumtë edhe për këto festa të fundvitit, së paku sipas rezervimeve dhe automjeteve dhe autobusëve tashmë të arritur që mund të vërehen nëpër qytet janë mysafirët nga Serbia, por edhe nga Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi... Mysafirë do të ketë edhe nga destinacionet më të largëta, nga vendet evropiane, por në numër më të vogël. GJithsesi, nuk do të mungojnë edhe mysafirë të shumtë të cilët kanë banesa dhe shtëpiza të veta në qytett apo në ndonjë nga lagjet turistike të rivierës.

Kushtet e motit, moti i kthjellët dhe temeraturat mbi mesataren për këtë periudhë të citit janë mundësi shtesë që mysafirët një pejsë të kohës mes argëtimeve ta kalojnë në shëtitje nëpër qytet dhe në brigjet e Liqenit të Ohrit. ab/

foto/МIА

QËNDRONI TË LIDHUR