• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ohër: Digjitalizimi i gjyqësorit është pjesë e domosdoshme e procesit të transformimit të shoqërisë moderne

Ohër: Digjitalizimi i gjyqësorit është pjesë e domosdoshme e procesit të transformimit të shoqërisë moderne

Ohër, 31 tetor 2023 (MIA) - Më shumë se 200 pjesëmarrës - gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të kompanive të IT-së, autoriteteve dhe institucioneve shtetërore, me praninë e të ftuarve nga 32 vende të Evropës dhe më gjerë, po marrin pjesë në punimet e Samitit të dytë global për digjitalizimin e Gjyqësorit që këto tri ditë do të mbahet në Ohër.

Siç u theksua në hapje të Samitit, transformimi digjital integron teknologjitë në drejtimin si një proces për të përfituar nga mundësitë që sjell epoka e re. E gjithë kjo ka ndikim në gjyqësor dhe mundëson forcimin e tij, i cili në mënyrë imanente lidhet me pritjet e BE-së, por edhe përmbushjen e rekomandimeve nga kapitulli 23 i procesit të harmonizimit të legjislacionit për anëtarësim në Union.

Fjalim para pjesëmarrësve në tubim përmes video-mesazhut mbajti edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq, i cili ndër të tjera theksoi se me sallat e para të pajisura për mbajtjen e proceseve gjyqësore në distancë, janë krijuar kushte për komunikim digjital të të gjithë pjesëmarrësve në mosmarrëveshjet gjyqësore.

"Këta ishin hapat e parë përpara drejt përshpejtimit të procesit të digjitalizimit të gjyqësorit, duke siguruar efikasitet dhe atraktivitet më të madh të sistemit të gjyqësorit, si dhe kursimit të kohës dhe parave. Kjo qeveri mbetet e vendosur në qëndrimin se digjitalizimi i gjyqësorit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në sistemin gjyqësor nuk është më çështje zgjedhjeje, por e pashmangshme", tha Mariçiq.

Ai theksoi se reformat gjyqësore janë në fund të fundit në favor të qytetarëve, andaj si më të rëndësishmin në atë proces e theksoi angazhimin e të gjithë zyrtarëve në sistemin gjyqësor.

Gjyqtari Lazar Nanev, nga ana e tij, theksoi se në Samitin do të tregohen shembuj konkretë krahasues të transformimit digjital, ndryshime të proceseve me zhvillimin e modeleve të reja në procedurat, por edhe shtimin e të gjitha atyre proceseve që synojnë njëkohësisht avancimin e zgjidhjeve të reja moderne digjitale.

 

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, vlerësoi se praktikat e mira në procesin e digjitalizimit të sistemeve gjyqësore mund të kontribuojnë në zhvillimin e gjyqësorit kombëtar, sigurisht edhe në pjesën që ka të bëjë me digjitalizimin edhe në Këshillin Gjyqësor si pjesë integrale e atij sistemi.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska – Madiq, theksoi se digjitalizimi në një shoqëri mund të ndodhë kur qeveria i digjitalizon shërbimet e saj, jo vetëm në tërë sektorin publik dhe në të gjitha shërbimet e tjera publike, por edhe në sektorin gjyqësor.

Digjitalizimi deri më tani ka ndodhur. Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar shumë strategji lidhur me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, me donacione nga jashtë, si dhe nga Misioni i OSBE-së dhe Ambasada Amerikane. AKMIS-i tashmë është në përdorim. Për momentin kemi edhe regjistrim elektronik të dosjeve të caktuara në Prokurorinë Publike, në mënyrë që lidhja, komunikimi dhe transferimi i informacioneve nga gjyqësori në prokurori që të mund t'i shkëmbejnë ato si në procedurën e provave, informacione të caktuara është tashmë në fazën e parë për të filluar dhe shpresojmë se do të përfundojë", tha ajo. ls/

Foto; MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR