• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Odobesku: Shfrytëzojeni mundësinë që u hap për zgjerim, pa marrë parasysh vështirësitë në rrugën drejt BE-së, të gjitha përpjekjet vlejnë

Odobesku: Shfrytëzojeni mundësinë që u hap për zgjerim, pa marrë parasysh vështirësitë  në rrugën drejt BE-së, të gjitha përpjekjet vlejnë

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA)  -  Rumania ka qenë  dhe është mbështetëse e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të integrimit evropian për të ardhmen e vendit tuaj, Rumania beson se vetëm përmes një angazhimi të përbashkët dhe një konsensusi të fortë kombëtar për reformat e nevojshme, Maqedonia e Veriut sa më shpejt do t'i marrë vendimet e nevojshme dhe do ta përshpejtojë rrugën drejt BE, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminica Odobesku në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmanin.

Ajo uroi, siç tha, përpjekjet e jashtëzakonshme që i bën vendi në vitet e fundit duke zbatuar reforma të vështira. Vlerësimi i fundit i bërë nga KE si pjesë e paketës së zgjerimit të këtij viti e konfirmon këtë, tha shefja e diplomacisë rumune dhe inkurajoi  të vazhdohet  me vendosmëri që të mundet në mënyrë efektive të hapen kapitujt që është paraparë në paketën e zgjerimit. . 

 "Ju inkurajojmë ta shfrytëzoni këë mundësi që është hapur për zgjerim pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Mundësia e vendit që të anëtarësohet në BE është një proces kredibil, një proces në të cilin të gjithë kanë interes. Është me interes të ndërsjellë edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për BE-në. Duke u mbështetur në përvojat rumune, mund të them se pavarësisht nga të gjitha vështirësitë në rrugën drejt BE-së, të gjitha ato përpjekje vlejnë dhe paguhen pasi të bëheni anëtare e BE-së. Procesi i integrimit evropian ka një fuqi transformuese, e cila ndikon ndaj të gjithë shoqërisë, ndikon edhe ndaj qytetarëve dhe veçanërisht te të rinjtë", tha Odobesku.

 Ministri Osmani tha se kjo vizitë e koleges rumune e tregon përkushtimin e fuqishëm të Rumanisë si vend anëtar i BE-së që ta mbështesë integrimin  tonë evropian. Theksoi se Rumania në më pak se dy muaj shënon 17 vjet nga pranimi i saj në Union dhe është një vend shembull me përfitime të tilla rezultojnë edhe negociatat dhe anëtarësimi në BE,  shikuar përmes përfitimit konkret për qytetarët.

"Maqedonia e Veriut e vlerëson lartë mbështetjen tuaj për procesin tonë të anëtarësimit në BE dhe shpresojmë se edhe Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëjë hapin e shumëpritur dhe të merituar duke miratuar sa më shpejt ndryshimet kushtetuese si e vetmja detyrë shtëpie që na ndan nga integrimi i përshpejtuar. që po bëhet gjithnjë e më imperativ për BE-në në momentin e dhënë gjeopolitik. Hapja e klastereve dhe e kapitullit në kuadër të procesit të anëtarësimit është e një rëndësie ekzistenciale sepse kontribuon në zhvillimin e shpejtë ekonomik, konvergjencë më të shpejtë ekonomiko-sociale me shtetet e BE-së. Nga ana tjetër, plani i ri për zhvillim të Ballkanit Perëndimor dhe mundësia e bashkimit në tregun e vetëm të BE-së janë instrumentet me të cilat BE-ja arrin integrimin gradual ose atë që ne e quajmë më shumë integrim para anëtarësimit në BE", tha Osmani. 

 Me ministren Odobesku, theksoi ai, e ndajnë të njëjtin qëndrim për situatën në rajon dhe e ndajnë domosdoshmërinë nga një fokus i fortë me qëllim të ruajtjs  së paqes, stabilitetit dhe prosperitetit si bazë kyçe për përfitimet për të gjithë në rajonin tonë.

"E vlerësojmë praninë e Rumanisë, e cila është e përfshirë në forcimin e misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë siç është edhe RMV-ja", theksoi Osmani. 

Sipas Osmanit, në pjesën e e bashkëpunimit ekonomik në mënyrë reciproke kanë konstatuar se marrëdhëniet e shkëlqyera politike duhet të përcillen nga bashkëpunimi i duhur ekonomik për të cilin ekziston potencial i madh. "Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar arrin diçka mbi  360 milionë euro, ndërsa tregu rumun gjithnjë e më shumë po bëhet interesant për kompanitë tona të mëdha. Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ekonomik po shqyrtohen edhe mundësi për hapjen e linjave të rregullta ajrore", theksoi Osmani.

Ministrja rumune konfirmoi se Maqedonia e Veriut është një partner i rëndësishëm tregtar për Rumaninë në Ballkanin Perëndimor dhe po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm tregtar në rajon. Prandaj, theksoi ajo, duhet ta mbështesim gjithnjë e më shumë shkëmbim tregtar, si dhe investime dypalëshe. 

 Në takim u bisedua edhe për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e rajonit dhe ballafaqimin me rreziqet gjeostrategjike.

 Osmani, ndërkaq,  e theksoi rëndësinë e dialogut në lidhje me situatën e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për luftën në Ukrainë, si dhe për ndezjen e krizës në Lindjen e Mesme, ndërsa në kontekst të  pasojave të mundshme të sigurisë dhe atyre ekonomike nga rajoni  i Ballkanit Perëndimor.

 Odobesku theksoi se Shkupi dhe Bukureshti kanë edhe kanë lidhje të forta kulturore,  dhe një gjë tjetër që na lidh është komuniteti rumun në vend, i cili i kultivon traditat e tij.

Osmani, dhe një herë ta falënderoj Parlamentin e Rumanisë, i cili e caktoi 8 Dhjetorin – Ditën e Shën Klimentit të Ohrit, si Ditën e Gjuhës Maqedonase, me qëllim të ruajtjes së traditave, kulturës dhe gjuhës amtare të popullit maqedonas të pjesëtarëve të pakicës etnike-maqedonase në Rumani.

 Të dy minitrat sot nënshkruan dy dokumente -  Planin e Veprimit për bashkëpunim ndërmjet të dyja ministrive të punëve të jashtme për periudhën 2024-2025, si dhe Protokollin për bashkëpunim në fushën e arsimit

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR