• e enjte, 26 dhjetor 2024

ODIHR me mbi 300 vëzhgues në vendvotime në vend, konkludimet do t'i kumtojë nesër

ODIHR me mbi 300 vëzhgues në vendvotime në vend, konkludimet do t'i kumtojë nesër

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Misioni i ODIHR-së për vëzhgim të zgjedhjeve ka më shumë se 300 vëzhgues në vendvotime në shtet për ndjekjen e procesit në rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjeve parlamentare.

Xhilian Stirk, e cila e udhëheq misionin e ODIHR-së, pas vizitës në vendvotimin në shkollën fillore "Johan Hajnrih Pestaloci" në Qendër, deklaroi se konkludimet do t'i kumtojnë pasi t'i marrin rezultatet nga vëzhguesit e tyre të sistemuar nëpër shtet dhe se misioni i ODIHR-së i vlerëson zgjedhjet në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe legjislaturën e vendit.

"Vendvotimi ku jemi në mëngjes është gjithsesi vetëm një nga shumë në vend. Do t'i shqyrtojmë rezultatet tjera siç arrijnë nga tërë vendi, e pastaj do t'i marrim konkludimet tona të bazuara në vëzhgimet, të cilat janë siguruar nga vëzhguesit tanë të shumtë", deklaroi Stirk.

Rezultatet e para nga vëzhgimi, misioni do t'i kumtojë nesër në ora 15 në h. "Aleksandar Pallas".

Përfaqësuesja e ODIHR-së me ekipin e saj është në Shkup nga 20 marsi dhe, siç tha, kanë edhe vëzhgues afatgjatë të sistemuar në vend në nëntë lokacione të ndryshme, duke i ndjekur të gjitha aspektet në përgatitjet e këtyre zgjedhjeve. bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR