• e enjte, 26 dhjetor 2024

Oda Ekonomike: Zgjedhjet të paktën pesë muaj do ta bllokojnë ekonominë, autoritetet një gjë thonë - tjetër bëjnë

Oda Ekonomike: Zgjedhjet të paktën pesë muaj do ta bllokojnë ekonominë, autoritetet një gjë thonë -  tjetër bëjnë

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Zgjedhjet e ardhshme do ta bllokojnë aktivitetin ekonomik në vend të paktën pesë muaj. Edhe ato pak para që vinin nga buxheti i shtetit për biznesin, do të lihen nën pikëpyetje. Fondet do të jenë në praktikë jofunksionale të paktën deri në qershor të vitit 2024. Gjatë kësaj, më të rrezikuara do të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Te ato situata e tillë reflekton në mënyrë dramatike. Ata punësojnë shumë njerëz, prej tyre varen shumë fate, duhet të ndajnë pagesë. Nuk mund të përmbajnë bllokada prej 100 ditë, plus zgjedhje, plus formim të qeverive dhe plus fillim të funskionimit të tij. Kjo do të nënkuptonte më shumë se gjysmë viti shtet jofunksional, reagon biznesi. 

Siç tha sot drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev, shteti gjithmonë duhet të ketë mekanizma të cilat do t'i mundësojnë ekonomisë që të tejkalojë periudha siç janë ato si zgjedhjet. Vlerësimi i tij është se ekonomia vendore përballon vetëm sepse bën ridedikim të aktiviteteve jashtë, prandaj pjesë e rëndësishme e ekportit sot i shpëton qëndrueshmërinë e denarit dhe funksionalitetin e kompanive. 

Është ofenduese, potencon Peshev, ajo që ndodh në komunikimin me garniturat qeveritare përgjatë viteve - një gjë thonë në takimet me sektorin real dhe "tundin kokën", ndërsa bëjnë diçka krejt tjetër. 

Ai tha se në vend më së shumti mbështetet administrata dhe se mendohet për standardin e njerëzve sepse janë votues, përderisa ekonomia është lënë anash dhe një kohë shumë të gjatë vetë, pa fokus se si t'i ndihmohet. 

Peshev i porositi partitë politike se është e radhës që të ulen dhe të merren vesh - ku shkon shteti. 

Sipas Odës, duhet të ndryshohet matrica dhe të kuptohet se partitë dhe politikanët nuk janë më të rëndësishme, por se është më e rëndësishme ekonomia. 

Partitë të cilat pretendojnë të vijnë në pushtet, potencoi Peshevi, duhet të kenë fokus biznesin globalisht. 

Ai konstatoi edhe se aktiviteti ekonomik po bie. 

Sipas kryetares së Qendrës për Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, Gabriela Kulebanova, në shtetin tonë theks i është vendosur politikës, ndërsa pastaj gjithçkaje tjetër, por kjo duhet të ndryshohet sepse politikanët dhe politika nuk janë më të rëndësishme, siç tha, por më e rëndësishme është ekonomia. Ajo foli edhe për nevojën e "të dhënave të vërteta statistikore" të cilat për momentin, theksoi, nuk ekzistojnë. Përkujtoi edhe se biznesi kërkon regjistër si regjistri i vetëm për popullatën. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR