• e enjte, 26 dhjetor 2024

Oda Ekonomike pret që Ligji për Tatim Solidar të tërhiqet

Oda Ekonomike pret që Ligji për Tatim Solidar të tërhiqet

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Oda Ekonomike pret që Ligji për Tatim Solidar të tërhiqet. Ekipet e saj juridike tjonë se kjo zgjidhje ligjore "fluturon në ajër" sipas disa bazave, para së gjithash, sepse është retroaktive, joparimore dhe sepse nuk e përmbush qëllimin për të cilin është destinuar. 

 "Do të ishte e papërshtatshme që ministri të thotë se nuk kemi të drejtë ta kundërshtojmë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Ekipet tona juridike thonë se sipas disa bazave ai Ligj “fluturon në ajër” dhe ka bazë të kundërshtohet në Gjykatë. Presim që ligji të tërhiqet, para së gjithash sepse është retroaktiv, nuk është parimor, ka të bëjë vetëm për një grup të caktuar të kompanive dhe nuk e përmbush qëllimin për të cilin është destinuar. Të prekura do të jenë firma që nuk kanë kurrfarë lidhje me përfitimin nga kriza energjetike dhe KOVID-19", deklaroi sot drejtori ekzekutiv i Odës, Antoni Peshev, para konferencës “Biznisbërje me BE-në – si të arrihet një bashkëpunim më intensiv tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë”.

 

Како што истакна Пешев, иако во текот на договарањето со компаниите околу поевтинувањето на производите Владата ветила дека ќе им каже која дата ќе биде земена како репер, тоа не го сторила,

Ai e përsëriri qëndrimin e biznesit, se secili ligj duhet të miratohet në sipas të ashtëquajturit kalendar tatimor.

"Kompanitë duhet të dinë më herët tre deri në gjashtë muaj që ta përshtatin punën e tyre, e jo si deri më tani, të miratoni ligj gjashtë muaj pasi të ketë skaduar dhe pasi të jenë shpërndarë fitimet e kompanive. Si do t'ua merrni kur shumica janë me investitorë të huaj dhe i kanë tërhequr paratë. Vlerësojmë se ky Ligj ndoshta është mundur të miratohet, por më herët se ka kaluar afati" theksoi Peshevi. 

 Pas miratimit të Ligjit për Tatim Solidar javën e kaluar, kanë reaguar të gjitha odat ekonomike, ndërsa Oda Ekonomike paralajmëroi, siç edhe kishte paralajmëruar paraprakisht, se do ta kundërshtojë para Gjykatës Kushtetuese. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të enjten, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, e porositi Odën që ta bëjnë këtë. Nëse Ligji kontestohet, siç tha, Qeveria është e obliguar këtë ta respektojë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR