• e enjte, 26 dhjetor 2024

Oda Ekonomike: Ligji i ri për marrëdhënie pune duhet të përshtatet me trendet moderne të tregut të punës

Oda Ekonomike: Ligji i ri për marrëdhënie pune duhet të përshtatet me trendet moderne të tregut të punës

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Ligji i ri për marrëdhënie pune duhet të përshtatet me trendet moderne dhe të ardhshme në tregun e punës dhe të kontribuojë për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në ekonomi dhe në shtet, vlerëson Oda Ekonomike.

Në një status në Fejsbuk nga Oda Ekonomike, porosisin se në periudhën në vijim në mënyrë shumë publike dhe transparente do të flasin për ligjin e ri për marrëdhënie pune. 

"Në Qeveri dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot kemi dorëzuar mendimin për versionin punues të ligjit me komente dhe propozime konkrete të shkruara në 47 faqe. Ligji aktual për Marrëdhëniet e Punës ka ndryshuar shpesh gjatë viteve të kaluara. Është miratuar më 28 korrik 2005, kur ministër i Punës ishte Stevço Jakimovski, dhe që nga ajo kohë është ndryshuar 26 herë. Kanë mbetur edhe 13 vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat shfuqizuan disa nene të Ligjit. Kështu që janë krijuar të gjitha kushtet për zgjidhje të re ligjore. Përveç kësaj, marrëdhëniet e punës midis punëdhënësit dhe punëtorit kanë ndryshuar shumë në krahasim me të kaluarën. Qëllimi i punëdhënësve është të mbajnë dhe trajnojnë më tej punëtorët e tyre cilësorë, si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së tyre personale", thonë nga Oda Ekonomike.

Shtojnë se na nevojitet ligj i cili marrëdhëniet mes punëtorëve dhe punëdhënësve nuk do t'i shohë në prizmin e palëve kundërshtare, por si partnerë të cilët bashkë veprojnë në realizimin e interesave të tyre. 

"Interesat e punëdhënësve për rritjen e produktivitetit të punëtorëve, konkurrenca dhe përfitimi më i madh i kompanive, dhe interesat e punëtorëve për valorizim adekuat të punës së bërë dhe realizimin e të ardhurave më të larta", precizojnë nga Oda Ekonomike. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR