• e shtunë, 23 nëntor 2024

Oda ekonomike: Krahas në teknologji të reja, kompanitë do të duhet të investojnë edhe në standarde ekologjike

Oda ekonomike: Krahas në teknologji të reja, kompanitë do të duhet të investojnë edhe në standarde ekologjike

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Kompanitë vendore, krahas në teknologji të reja, do të duhet të investojnë edhe në standarde ekologjike dhe t'i vendosin në punën e tyre nëse dëshirojnë të jenë konkurruese dhe të suksesshme edhe në tregun evropian, konsiderojnë nga Oda ekonomike.

Siç u theksua në konferencën e sotme për shtyp të odës me temë "Integrimet në BE - standarde ekologjike për mjedis jetësor në kompanitë-kusht për hyrje, njohje dhe konkurrencë në tregun evropian", vendosja e standardeve ekologjike është në fikus të politikave të Bashkimit Evropian dhe për atë shkak kompanitë e vendit, krahas në teknologji të reja, do të duhet të investojnë edhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Bëhet fjalë për standarde për mbrojtje të mjedisit jetësor të cialt definojnë sisteme për menaxhim apo tim-menaxhment sisteme të cilat si vegla për paraqitje më të mira të procesit në masë të madhe do të kontribuojnë për avancim të vazhdueshëm të punës së secilës kompani. Standardi ISO 9001 organizon proces të shfaqjes së aktiviteteve të një kompanie, ISO 14001 insiston ato aktivitete të kontrollohen dhe të mos kenë ndikim negativ ndaj mjedisit jetësor, ISO 45001 thotë se të punësuarit janë kapitali më i madh i një kompanie dhe se ajo kujdeset për ta dhe insiston të punojnë në mjedis të shëndoshë të punës, ISO 22000 i cili konfirmon prodhimtari të ushqimit të sigurt.

Për fat të keq në vend nuk ekziston një regjistër nacional, përmes të cilit mund të shihet numri konkret i kompanive të cilat i kanë implementuar standardet.

"Oda udhëheqë regjistër personal sipas të cilit diku rreth 160-170 kompani e kanë implementuar standardin themelor ISO 9001. Është i vogël numri i kompanive të cilat e kanë implementuar standardin ISO 14001. Tani për tani manipulojmë me numrin 20 kompani, megjithatë ai po bëhet gjithnjë më i madh e më i madh. Presim që ai numër të rritet", tha Emilia Todorovska nga Oda ekonomike në konferencën e sotme për shtyp.

Theksoi se për implementim të këtij standardi janë të domosdoshme rreth gjashtë muaj, ndërsa kostoja e këtij aktiviteti është transparente dhe në pajtim me tariforen.

"Kompanitë tona jo se nuk janë të interesuara për vendosje të këtij standardi, por pak janë edhe të frikësuara nga zbatimi i tij. I inkurajojmë ta vendosin dhe themi se implementimi i të gjitha atyre kërkesave specifike me metodologji fuqiplote aspak nuk janë ngarkesë në punën e kompanisë dhe askush nuk do të duhej të frikësohej ta vendosë standardin. Përkundrazi, duhet të jetë vegël për përmirësim të punës së vet", theksoi Todorovska.

Siç theksoi, standardi ISO 14001 është nevojë dhe kusht që kompanitë ta konfirmojnë vendin e vet në ambientin biznesor, ta ngrisin imazhin e vet, përkatësisht vendin e shitjes në botën e biznesit, të përfaqësohen dhe të jenë konkurruese në tregjet biznesore në dhe jashtë vendit të vet. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR