• e premte, 27 dhjetor 2024

Oda ekonomike ka siguruar donacion në para për viktimat në Turqi

Oda ekonomike ka siguruar donacion në para për viktimat në Turqi

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) - Në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje, Këshilli ekzekutiv i Odës së Mjekësisë ka marrë vendim për ndarjen e një donacioni në të holla prej 5.000 eurove për viktimat e Turqisë nga tërmeti katastrofik që mori shumë jetë njerëzore dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Fondet janë tranbsferuar në fondin "Aksioni humanitar", i cili u krijua nga Qendra për menaxhim me kriza dhe gjendje të jashtëlzakonshme (AFAD) pranë varësi të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Turqisë.

"Oda e Mjekësisë mirëpret reagimin e madh të profesionistëve shëndetësorë ndaj thirrjes për ndihmë mjekësore në Turqi të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe inkurajon të gjithë mjekët që janë në gjendje të ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit katastrofik", thuhet në njoftimin e sotëm të Odës mjekësore

Oda shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit, një humbje që, sipas tyre, nuk mund të kompensohet kurrë dhe thekson nevojën urgjente për të ndihmuar. Humaniteti dhe solidariteti është një shenjë bazë e profesionit të mjekësisë dhe tani është një moment i rëndësishëm kur secili sipas mundësive duhet ta tregojë në veprim.

Në këtë moment, thonë ata, gjëja më e rëndësishme është bashkimi i të gjitha burimeve ekzistuese të ndihmës dhe drejtimi i tyre në zonat ku është më e nevojshme. Oda po ndjek zhvillimet dhe në koordinim me institucionet kompetente do të vazhdojë të jetë e përfshirë në aktivitetet e mëposhtme mbështetëse. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR