• e shtunë, 23 nëntor 2024

Oda ekonomike i ndau çmim kryeministrit Mickoski

Oda ekonomike i ndau çmim kryeministrit Mickoski

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Oda ekonomike i ndau çmim kryeministrit Hristijan Mickoski për ndërtimin e partneritetit dhe veprimit të përbashkët për Maqedoni me prosperitet.

Në ngjarjen e sotme me rastin e 102 viteve nga ekzistimi, Oda u ndau çmime edhe afaristëve në kategori të ndryshme.

Siç tha kryetari i Odës, Branko Azeski, Mickoski e ka përkrahur biznesin edhe derisa ka qenë në opozitë.

"Për mua ky është nder i madh, por edhe përgjegjësi. Gjatë 30 ditëve të para e lamë edhe zemrën në terren që të bëjmë diçka. Po veprojmë në mënyrë patriotike, ajo që është interes për qytetarët, është edhe inters i yni, punojmë me përkushtim, nuk kursehemi", tha Mickoski në fjalimin para të pranishmive, duke shprehur falënderim për çmimin. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR