• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Oda Ekonomike do të ndajë shumë çmime me rastin e 102-vjetorit të ekzistimit

Oda Ekonomike do të ndajë shumë çmime me rastin e 102-vjetorit të ekzistimit

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Me rastin e shënimit të 102-vjetorit të ekzistimit të saj Oda Ekonomike sot me fillim në orën 12 do të ndajë disa çmime. 

Siç informojnë nga Oda Ekonomike, çmimet do të ndahen në tri kategori edhe atë çmim për aktivitet shumëvjeçar në odë, çmim për vendosje të teknologjive të avancuara, digjitalizim dhe agjendë të gjelbër dhe çmim për ndërtim të partneritetit, fuqizim të lidhjes dhe veprime të përbashkëta në ndërtimin e ekonomisë më të përparuar vendore.

Çmimet do t'i ndajë kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, ndërsa para kompanive të pranishme të shpërblyera dhe anëtare të organeve dhe trupave të Odës, fjalim të tyre do të kenë kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR