• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Oda ekonomike dëshiron takim me sindikatat për "të dielën ditë jopune"

Oda ekonomike dëshiron takim me sindikatat për

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Oda ekonomike dëshiron takim me sindikatat në të cilin do t'i përballë argumentet për "të diel ditë jopune". Siç tha sot kryetari i Odës, Branko Azeski, secili ligj nga karakteri sistemor duhet të analizohet pas gjashtë muajve apo një viti, në mënyrë që të shihet nëse duhet të korrigjohet apo të ndërrohet tërësisht.

Oda mbetet në qëndrimin se nuk duhet të sillen vendime ad-hok, pa u parë se si ato do të ndikojnë ndaj punës së ndërmarrjeve.

"Shumë do të doja të shihem me sindikatat, sepse nuk kanë ardhur këtu. Mendoj se është koha të ulemi dhe të bisedojmë me to. Ne për këtë kemi argumentet tona. Nuk i fshehim argumentet, i paraqesim publikisht. Ashtu ishte edhe në Gjykatën kushtetuese. Do të thotë, ne flasim se për secilin ligj të karakterit sistematik, pas gjashtë muajve apo një viti, nevojitet analizë e cila do të tregojë se çka duhet të korrigjohet apo tërësisht të ndërrohet. Unë pohoj se analiza për këto ligje për të cilat po flas nuk është bërë, ndërsa ata drejtpërdrejtë "zhysin duart" në xhepat e biznesit, në vend se t'i rregullojnë marrëdhëniet mes nesh", përmendi Azeski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me ministren e Arsimit, Vesna Janevska.

Ai paraprakisht tha se është e domosdoshme të zgjidhen të gjitha çështjet të cilat i krijijnë problem punës së biznesit. Me atë rast i ceki ligjet për ekzekutim, të dhënat parafiskale, holdingu, gijotina rregulaltore, "e diela ditë jopune", si dhe çështje lidhur  me shumë ditët e papuna. ab/

Foto/video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR