• e enjte, 26 dhjetor 2024

Oda e zejtarisë nënshkroi deklaratë për bashkëpunim me odat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Oda e zejtarisë nënshkroi deklaratë për bashkëpunim me odat e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Odës së Zejtarisë, Agron Fazliji, në forumin e sotëm me temë “Zejtaria si pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe vizioni i saj për krijimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut” nënshkroi Deklaratë për bashkëpunimin të Odave të zejtarisë të Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Zonja e parë e vendit tonë, Elizabeta Gjorgievska, në fjalimin e saj në këtë ngjarje theksoi se zejtaria nuk është vetëm një industri, ajo është një gur themel kulturor, një rrëfim historik i gërshetuar në strukturën e identitetit tonë.

"Qëllimi ynë është të rrisim konkurrencën e zejtarëve tanë dhe t'i harmonizojmë normat ekonomike me standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian", theksoi Gjorgjievska.

Ajo theksoi se mbështetja e saj në realizimin e këtij misioni është e lidhur ngushtë me angazhimin për të njohur dhe festuar kontributin e paçmuar të grave zejtare në mirëmbajtjen e zejeve tradicionale.

Drejtoresha ekzekutive e Odës së Zejtarisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jelena Spasova, theksoi se në ditët e sotme po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të theksohet rëndësia e zejtarëve, ndërsa në këtë mënyrë të ruhet tradita shekullore e zejtarisë tonë dhe të nënvizohet kontributi që nëpërmjet aftësive dhe arritjeve konkurruese kanë në shoqëri dhe në ekonomi.

Në këtë ngjarje u ndanë tre çmime nga OZRMV-së për zejtarët më të mirë. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR