Oda e Mjekëve: Mund të veprojmë vetëm në kuadër të procedurës së përcaktuar me ligj
- – Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve nuk ka kompetenca ligjore që ta hetojë punën e Komisionit për Mbikëqyrje Profesionale të formuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e as me vetiniciativë të përcaktojë masa, veçanërisht sepse nuk ka në dispozicion dokumentacion mjekësor në bazë të të cilit është përgatitur raporti. Pjesa më e madhe e lëshimeve të shënuara në raport janë lëshime sistemore në këto institucione shëndetësore, sepse seriozisht ndikojnë në punën e institucioneve shëndetësore dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Këtë e bëri të ditur sot Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut për rastin me mjekimin dhe trajtimin e fëmijës së ndjerë R.S.
- Post By Fitore Curri
- 13:41, 18 tetor, 2024
Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) – Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve nuk ka kompetenca ligjore që ta hetojë punën e Komisionit për Mbikëqyrje Profesionale të formuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e as me vetiniciativë të përcaktojë masa, veçanërisht sepse nuk ka në dispozicion dokumentacion mjekësor në bazë të të cilit është përgatitur raporti. Pjesa më e madhe e lëshimeve të shënuara në raport janë lëshime sistemore në këto institucione shëndetësore, sepse seriozisht ndikojnë në punën e institucioneve shëndetësore dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Këtë e bëri të ditur sot Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut për rastin me mjekimin dhe trajtimin e fëmijës së ndjerë R.S.
Oda e Mjekëve përkujton se para dy ditëve, më 16 tetor 2024, në orët e pasdites nga Ministria e Shëndetësisë e ka marrë “Raportin nga mbikëqyrja e kryer mbi punën profesionale të Klinikës Universitare për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët – Kozle, Shkup”, të përgatitur nga Komisioni për Mbikëqyrje Profesionale i formuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari për mjekimin dhe trajtimin e fëmijës së ndjerë R.S. Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve të nesërmen, më 17 tetor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën e ka shqyrtuar këtë raport dhe ka dhënë mendim.
“Besojmë se institucionet shëndetësore, si kompetente për këtë segment të raportit, në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, në afatet e dhëna do t’i mënjanojnë lëshimet”, thuhet në kumtesën e Odës së Mjekëve.
Lidhur me lëshimet profesionale në trajtim të shënuara në raport, Oda e Mjekëve, siç bëhet e ditur, mund të veprojë vetëm në kuadër të procedurës së konfirmuar me ligj në bazë të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, gjegjësisht vetëm në bazë të zgjidhjes së përgatitur nga ana e ministrit të Shëndetësisë.
“Në rastin konkret, një zgjidhje e tillë deri më tani nuk i është dorëzuar Odës, ndërsa Oda nuk ka mundësi ligjore që në mënyrë të pavarur t'i qaset përcaktimit të përgjegjësisë individuale dhe të propozojë masa vetëm në bazë të raportit të dorëzuar”, thuhet në kumtesë.
Oda e Mjekëve thekson se do të veprojë menjëherë, në përputhje me kompetencat e saj, sapo të marrë një Vendim nga ministri i Shëndetësisë që do të saktësojë përgjegjësinë individuale dhe do të propozojë masa konkrete në përputhje me rregulloret ligjore.
“E kuptojmë plotësisht nevojën e publikut për lokacion dhe përcaktim më të shpejtë të përgjegjësisë, por veprimi jashtë rregulloreve dhe autorizimeve ligjore mbart rrezikun që vendimet të ankimohen dhe të shpallen të pavlefshme”, thuhet në kumtesën e Odës së Mjekëve. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s