• e enjte, 26 dhjetor 2024

Oda e Mjekëve kërkon zgjidhje urgjente të rastit me mjekun i cili ishte gjetur i vdekur

Oda e Mjekëve kërkon zgjidhje urgjente të rastit me mjekun i cili ishte gjetur i vdekur

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Oda e Mjekëve e dënon vrasjen e djeshme të mjekut, i cili me plagë me thikë ishte gjetur i vdekur në parkingun para poliklinikës Hekuranë dhe kërkon nga institucionet kompetente zgjidhje urgjente të rastit. 

"Theksojmë se asnjë lloj dhune në shoqëri nuk duhet toleruar, sepse dhuna nuk është mënyrë e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve. Theksojmë kërkesën publike që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe në përputhje me rrethanat gjetjen e autorit dhe sanksionimin e tij", qëndron në kumtesën e Odës së Mjekësisë.

Humbja e një mjeku është edhe humbje e gjithë sistemit shëndetësor, thonë nga Oda e Mjekëve, prej ku theksojnë se mbeten syhapur që ta ndjekë zhvillimin e ngjarjeve dhe të reagojnë në mënyrë adekuate. 

Reaguan edhe nga Shoqata e Mjekëve Amë Privatë të cilët në shenjë revolte paralajmëruan se të hënën prej orës 12 deri në orën 16 do ta ndërpresin punën.

Mjeku ishte gjetur i vdekur me plagë me thikë mbrëmë në parkingun para poliklinikës Hekuranë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR