• e premte, 27 dhjetor 2024

Oda e Mjekëve e dënoi incidentin në spitalin e Tetovës, rasti do të hetohet urgjentisht

Oda e Mjekëve e dënoi incidentin në spitalin e Tetovës, rasti do të hetohet urgjentisht

Shkup, 15 prill 2023 (MIA) - Oda e Mjekëve e dënon ashpër incidentin i cili ka ndodhur në spitalin e Tetovës në të cilin një video incizim i pacientëve është publikuar në rrjetet sociale.

"Kërkesa për respektimin e të drejtave personale,  nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve, prandaj në një kohë sa më të shkurtër organet e Odës do të mblidhen për ta shqyrtuar çështjen dhe të marrin aktivitete dhe masa",  qëndron në kumtesën e Odës së Mjekëve. 

 Nga atje theksojnë se me Kodin e Deontologjisë Mjekësore mjekët obligohen se profesionin  do ta kryejnë   me ndërgjegje dhe përgjegjësi, se do ta respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe se do të ruajnë besimin e tyre.

"Oda e Mjekëve si organizatë e pavarur dhe profesionale e të gjithë mjekëve të mjekësisë në vendin tonë vazhdon të punojë për mbrojtjen dhe përparimin të specializimit  dhe detyrave dhe të drejtave etike të mjekëve të mjekësisë, por me qëndrim kritik ndaj të gjithë atyre që cenojnë dinjitetin. reputacionin dhe integritetin e profesionit, si veprimtari me interes të veçantë shoqëror. Oda e Mjekëve nuk do të lejojë që incidente të tilla të izoluara të jenë në barrë të të gjithë mjekëve që me profesionalizëm dhe përgjegjësi çdo ditë trajtojnë pacientë", theksojnë nga atje. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR