OCHA: Heqja e mjeteve shpërthyese në Rripin e Gazës do të zgjasë 14 vjet
- Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) njoftoi se heqja e bombave dhe llojeve të tjera të municioneve të pashpërthyera në Rripin e Gazës mund të zgjasë 14 vjet.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:08, 30 prill, 2024
Nju Jork, 30 prill 2024 (MIA) - Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) njoftoi se heqja e bombave dhe llojeve të tjera të municioneve të pashpërthyera në Rripin e Gazës mund të zgjasë 14 vjet.
Sipas vlerësimeve të KB-së, gjatë luftës në Rripin e Gazës u krijuan 37,5 milion ton mbeturina, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të mbuluara me bomba dhe lloje të tjera municionesh që nuk kanë shpërthyer.
OCHA njofton se rreth dy milion persona ose gjysma e popullsisë së Rripit të Gazës kanë gjetur strehë në Rafah, por nuk kanë qasje në nevojat bazë si kujdesi shëndetësor, ujë të pastër dhe objekte sanitare. qa/
Foto: arkivi i MIA-s