• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Spitali më i madh në Gazë arriti të vazhdojë me punë në disa reparte=

OBSH: Spitali më i madh në Gazë arriti të vazhdojë me punë në disa reparte=

Gazë, 12 janar 2024 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) publikoi se spitali më i madh në Rripin e Gazës, rëndë të goditur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit, ka arritur ta kthejë punën në disa reparte.

Siç deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus në platformën X, ekipi i organizatës, së bashku me partnerët e vet, ka arritur deri te spitali Al-Shifa në veri të Gazës dhe ka dërguar 9.300 litra derivate dhe materiale mjekësore, me qëllim të kurimit të rreth 1.000 njerëzve të lënduar dhe pacientëve me dializë.

Ekipi i agjencisë së KB-së vërejti se spitali sërish mund të mjekojë pacientë falë ekipit mjekësor prej 60 personave.

Al Shifa sërish ka 40 shtretër në repartin për kirurgji dhe mjekësi të përgjithshme, repart për raste urgjente dhe katër salla për intervenime kirurgjike, saktësoi shefi i OBSH-së.

Po ashtu, u konstatua se spitali Sal SHifa sërish ka repart gjinekologjik-obstetrik-radiologjik, kapacitet të kufizuar për hemodializë dhe kapacitete minimale për analiza.

Spitali Al-Shifa ishte në qendër të bombardimit intensiv, e pastaj edhe luftimeve tokësore në javët e para të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Ushtria izraelite besonte se Al-Shifa është qendra kryesore komanduese për operacionet e Hamasit në Rripin e Gazës. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR