• e premte, 27 dhjetor 2024

OBSH: Reparti urgjent në spitalin “Al Shifa” është vend “i lagur në gjak”

OBSH: Reparti urgjent në spitalin “Al Shifa” është vend “i lagur në gjak”

Gjenevë, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Ndihma e shpejtë në spitalin "Al Shifa" në Rripin e Gazës është shndërruar në një vend “të lagur në gjak”, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH thekson se dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur po përdorin ndërtesën e spitalit dhe zonën përreth spitalit si strehë dhe se atje ka mungesë të madhe të ushqimit dhe ujit të pijshëm.

“Dhomat e operacionit nuk funksionojnë për shkak të mungesës së karburantit, oksigjenit dhe furnizimeve të tjera”, thuhet në deklaratën e OBSH-së, pasi një ekip i kësaj organizate së bashku me agjenci të tjera të KB-së dje arritën të dërgonin materiale mjekësore në spital.

Ekipi i OBSH-së e përshkroi repartin për raste urgjente në spital si një "vend gjakderdhjeje", me qindra pacientë të lënduar dhe pacientë të rinj që arrijnë çdo minutë.

“Pacientëve me lëndime traumatike u qepen plagët në dysheme, ndërsa në spital nuk ka ilaçe kundër dhimbjeve”, paralajmëron OBSH mbi situatën në spitalin më të madh të Gazës.

Izraeli pretendon se në bunkerët nën spitalin është vendosur qendra komanduese e grupit militant palestinez Hamas, akuzë të cilën Hamasi dhe personeli mjekësor e mohojnë.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR