• e enjte, 26 dhjetor 2024

OBSH: Faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit, me një kusht

OBSH: Faza akute e pandemisë mund të përfundojë këtë vit, me një kusht
Kejptaun, 11 shkurt 2022 (MIA) – Presim faza akute e pandemisë të përfundojë këtë vit, me kusht, nënkuptohet, 70 për qind e popullatës botërore të vaksinohet deri nga mesi i vitit, në qershor dhe korrik, deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, i cili ndodhet për vizitë në Afrikën e Jugut. "Kjo është në fuqinë tonë. Është çështje zgjedhjesh", theksoi ai. Drejtori i OBSh-së i vizitoi laboratorët e kompanisë bioteknologjike Afrigen me seli në Kejptaun, e cila e prodhoi vaksinën e parë kundër Kovid-19 në bazë të ARN-së në Afrikë. E prodhuar me sekuencionimin e kodit gjenetik të disponueshëm publikisht të laboratorit Moderna, kjo vaksinë do të jetë gati për provë klinike në nëntor dhe miratimi i saj është planifikuar për vitin 2024. "Kjo vaksinë do të jetë më mirë aftësuar me kushtet në të cilat do të përdoret, me kërkesa më të vogla për deponim dhe çmim më të ulët", tha Tedros. Projekti i Afrigen është mbështetur nga OBSH-ja dhe mekanizmi ndërkombëtar për qasje në vaksinat Kovaks. Vetëm 11 për qind e afrikanëve janë vaksinuar, që është shkalla më e ulët në botë. Kontinenti duhet "gjashtëfish ta rrisë shkallën e vaksinimit" kundër koronavirusit që të shpresojë për planin e vaksinimit prej 70 për qind të vendosur për në fund të gjysmës së parë të vitit 2022, kumtoi OBSH në Afrikë.

QËNDRONI TË LIDHUR