• e enjte, 18 korrik 2024

OBSH e shpalli linë e majmunëve situatë të jashtëzakonshme globale

OBSH e shpalli linë e majmunëve situatë të jashtëzakonshme globale
Gjenevë, 23 korrik 2022 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli epideminë e lisë së majmunëve situatë shëndetësore të jashtëzakonshme globale. Ky qëndrim është ndërtuar në fund të mbledhjes së dytë të Komitetit për Raste Urgjente të Viruseve të OBSH-së. "Deri më tani në 75 vende të botës janë regjistruar më shumë se 16.000 raste të lisë së majmunëve", njoftoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros Adanom Gebrejesus. Për momentin në botë ka vetëm edhe dy situata të këtilla shëndetësore urgjente - pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për çrrënjosjen e poliomielitit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR