• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nxënësit nga e hëna në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj

Nxënësit nga e hëna në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga e hëna, 29 prill, përfshirë me 6 majin e vitit 2024, do të jenë në pushim pranveror, i cili është vendosur këtë vit shkollor.

Për herë të parë ndryshim edhe në kalendarin për mësim, kështu që viti 2023/2024 për filloristët do të mbarojë më 17 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme, si edhe vitet kaluara - më 10 qershor.

Shkollat nuk do të punojnë deri më 8 maj (e mërkurë), kur do të mbahen raundi i dytë i Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjeve parlamentare 2024. 

Një ditë më parë, e martë 7 maj, orë të shkurtuara dhe orar të punës deri në orën 11 do të kenë ato shkolla ku të nesërmen do të organizohet votimi. 

Siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mësimi i dy ditëve jopune të cilat për shkak të zgjedhjeve janë jopune do të punohen në ditë pune me qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkolla që të realizohen orët shtesë.

Nxënësit e Shkupit duhet të kompensojnë edhe për mësimin e humbur më 30 nëntor 2023, kur në kryeqytet u organizua Këshilli i Ministrave të OSBE-së.

Për planifikimin dhe organizimin e orëve shtesë, MASH-i ka ngarkuar drejtorët e shkollave.

"Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do ta planifikojnë dhe organizojnë drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtëorësh të punës së mësimdhënësve", njoftoi MASH-i pas reagimeve në opinion dhe sindikatave e tërhoqi vendimin e mëparshëm që mësimi i humbur të kompensohet të shtunave. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR