• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete në rolin e deputetëve në evenimentin “Parlamenti i Ri Frankofon”

Nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete në rolin e deputetëve në evenimentin “Parlamenti i Ri Frankofon”

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Siguria në komunikacion, migrimi i të rinjve dhe dhuna e bashkëmoshatarëve janë temat që do të diskutojnë nxënësit e shkollave të mesme nga disa qytete të vendit në punëtorinë njëditore të sivjetme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me titull "Parlamenti i Ri Frankofon", aktiviteti edukativ "Kam qëndrim!".

Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, aktiviteti edukativ “Kam qëndrim!” në fakt është simulimi i procesit të shqyrtimit të propozim-ligjit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me të simulohen pjesëmarrësit t'i zhvillojnë qëndrimet e tyre për temat politike aktuale, të cilat do t'i mbrojnë me argumente para pjesëmarrësve të tjerë. Qëllimi është të gjendet zgjidhja që do të pranohet dhe mbështetet nga shumica e pjesëmarrësve.

Punëtoria është përgatitur sipas shembullit të aktivitetit edukativ “My Point of View”, të organizuar nga Parlamenti Federal i Konfederatës Zvicerane.

Qëllimi i këtij aktiviteti edukativ është përafrimi i punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procesit të miratimit të ligjeve te të rinjtë, që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre për demokracinë dhe do t'i inkurajojnë dhe përgatisin për kritikën dhe përfshirjen shoqërore dhe politike. Evenimenti, praktikisht, u mundëson këtyre nxënësve të shkollave të mesme të jenë deputetë për një ditë, në procesin e miratimit të vendimeve.

Vitin e kaluar, duke e promovuar për herë të parë këtë aktivitet në gjuhën frënge, Seksioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, përmes këtij evenimenti unik, iu bashkua kremtimit dhe shënimit në hapësirën frankofone në mbarë botën të Muajit të Frankofonisë. Përndryshe, aktiviteti edukativ "Kam qëndrim" është duke u realizuar me sukses për disa vite në Kuvend në gjuhën maqedonase dhe shqipe, të organizuar nga Instituti Parlamentar.

Këtë vit, tre grupe të pjesëmarrësve do të debatojnë mbi temat aktuale në frëngjisht, si në vijim: Grupi I: gjimnazet nga Shkupi “Orce Nikollov” dhe “Rade Korçagin”, me temë: “Siguria në komunikacion”,Grupi II: gjimnazet nga Manastiri dhe Negotina, me temë: "Migrimi i të rinjve", rupi III: gjimnazet nga Tetova dhe Kumanova, me temë: “Dhuna e bashkëmoshatarëve (bullizmi)

Siç është paralajmëruar, fjalime do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, ambasadori i Francës, Siril Bomgartner, ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman Marti, dhe kryetari i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Abdulla Saliu.

Në eveniment janë ftuar ambasadorë frankofonë të akredituar në vend, përfaqësues dhe diplomatë nga MPJ-ja, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe Ministrisë së Arsimit, si dhe mysafirë nga Instituti Francez në Shkup.

Punëtoria do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ueb-faqen e Kuvendit, sobranie.mk.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR