• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nuredini: Kemi ofertë për Kodrën e Diellit, investim prej mbi 50 milionë euro

Nuredini: Kemi ofertë për Kodrën e Diellit, investim prej mbi 50 milionë euro
Tetovë, 18 nëntor 2022 (MIA) – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini nga Bogovina e Tetovës informoi se shteti ka marrë ofertë serioze nga një kompani e huaj për investime në zhvillimin e Qendrës rekreative për skijim - Kodra e Diellit. Ai thotë se oferta ka kaluar në Komisionin për Investime Strategjike, detajet do të dihen kur të bisedohet për këtë në seancën e Qeverisë javën e ardhshme. "Këtë javë në Komisionin për Investime Strategjike kaluan pika dhe presim në seancën e radhës në Qeveri pas një jave do të paralajmërojmë me emër një kompani e cila është nga Evropa qendrore në Bashkimin Evropian me përvojë të madhe në resorët e skijimit dhe me kënaqësi të madhe do të informojmë javën e ardhshme", tha Nuredini. Do të mësohet javën e ardhshme nëse do të jetë partneritet publiko - privat. "Do të jetë investim strategjik me ligjin për investime strategjike. Do të jetë investim i madh dhe do ta prezentojmë dokumentacionin e plotë. Gjithmonë kam thënë se derisa nuk kemi ofertë zyrtare nuk do të flas për këtë. Por tani kemi ofertë. Kanë përvojë të madhe, kur të kalojë kjo pikë në Qeveri do të jetë zyrtare dhe do t'i dorëzojmë të gjitha dokumentacionet në opinion të jemi transparentë, do të jetë investim mbi 50 milionësh me teleferikë të rinj, hotele të reja dhe gjithçka që është e nevojshme për të pasur një resort skijimi i cili do të ketë standarde të mira", potencoi Nuredini nga Bogovina ku mori pjesë në aksionin e pyllëzimit. Ai njëherësh informoi se plani për menaxhim me parkun nacional Mali Sharr është në fazë përfundimtare, do të përgatitet dhe do të miratohet në Qeveri. as/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR