• e premte, 08 nëntor 2024

Nuredini e vizitoi vendin në Zhelinë ku do të ndërtohet rrjeti dytësor i ujësjellësit

Nuredini e vizitoi vendin në Zhelinë ku do të ndërtohet rrjeti dytësor i ujësjellësit
Shkup, 6 gusht 2022 (MIA) – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe drejtori i Drejtorisë  së Mjedisit Jetësor, Hisen Xhemaili sot e vizituan lokacionin në komunën e Zhelinës, ku ka filluar të ndërtohet rrjeti dytësor i ujësjellësit për kyçjen e banorëve për fshatin Merovë. Siç kumtoi MMJPH, vlera e përgjithshme e projektit është 5.637.230,00 denarë, prej të cilave pesë milionë denarë janë siguruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes Programit për Menaxhimin e Ujërave për vitin 2022.
Kjo është faza e parë e projektit që duhet të pasohet me projektin nga programi i ujërave për vitin 2023 për kaptiminin e ujit dhe që do të mundësoj qasje tek uji i pastër për amvisëritë për vendbanimin e Merovës", kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

QËNDRONI TË LIDHUR