Numri i viktmave në sulmin në Moskë është rritur në 93 persona
- Komiteti hetues i Rusisë sot njoftoi se numri i viktimave në sulmin terrorist në Moskë është rritur në 93, njotua mediat ruse.
- Post By Melahat Baftija
- 11:29, 23 mars, 2024
Moskë, 23 mars 2023 (MIA) - Komiteti hetues i Rusisë sot njoftoi se numri i viktimave në sulmin terrorist në Moskë është rritur në 93, njotua mediat ruse.
Numri i të plagosurve në sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krokus" në Moskë është rritur në 145, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në rajonin e Moskës.
Sulmi ka ndodhur kur persona anonim të armatosur dhe të maskuar mbrëmë kanë hapur zjarr në sallën e koncerteve "Krokus" në Krasnogorsk, qendra administrative e rajonit të Moskës. Grupi terrorist Shteti Islamik (SHI) e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin në Rusi, thuhet në deklaratën e shkurtër të publikuar nga agjencia e lajmeve Amak, e ndërlidhur me SHI-në, në Telegram. mb/
Foto: EPA