• e martë, 24 shtator 2024

Numri i viktimave nga sulmet izraelite në Liban shkon në mbi 180 persona

Numri i viktimave nga sulmet izraelite në Liban shkon në mbi 180 persona

Bejrut, 23 shtator 2024 (MIA) - Aeroplanët luftarakë izraelitë sot kryen qindra sulme në Liban, pas çka, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, humbën jetën të paktën 182 persona në valën më të rëndë të bombardimeve që nga fillimi i konfliktit vitin e kaluar.

Armata izraelite kumtoi se kishte goditur rreth 300 caqe të Hezbollahut dhe do të vazhdojë të sulmojë vendet që besohet se përdoren nga grupi për të ruajtur armët, dhe njëkohësisht paralajmëroi civilët që të evakuohen.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit kumtoi se midis viktimave ka gra, fëmijë dhe personel mjekësor, përderisa të paktën 727 persona janë plagosur.

Rrugët në Libanin jugor janë të stërmbushur me automjete të civilëve që ikin drejt veriut drejt Bejrutit, përderisa vendi po rimëkëmbet nga dita e tij më vdekjeprurëse e luftimeve deri më tani.

Duke iu përgjigjur sulmeve, Hezbollahu gjuajti dhjetëra raketa drejt veriut të Izraelit, duke përfshirë dhe lokacionin e kompanisë mbrojtëse Rafael në veri të Haifës. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR