• e premte, 08 nëntor 2024

Numri i viktimave në tërmetin në Turqi dhe Siri i tejkaloi 12.000

Numri i viktimave në tërmetin në Turqi dhe Siri i tejkaloi 12.000

Ankara, 8 shkurt 2023 (MIA) – Numri i të vdekurve në tërmetin shkatërrues që i goditi Turqinë dhe Sirinë tani është së paku 12.049 persona, njofton Si-En-En, duke iu referuar autoriteteve lokale.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në Siri u ngjit në 2.992, duke i përfshirë edhe 1.730 në rajonet nën kontrollin e kryengritësve në veriperëndim, kumtoi organizata vullnetare "helmetat e bardha". Të paktën 1.262 raste të vdekjes janë në pjesë të Sirisë të cilat janë nën kontrollin e Qeverisë, sipas mediave shtetërore siriane.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se sipas të dhënave më të reja, numri i të vdekurve në Turqi tani është së paku 9.057 ndërsa janë regjistruar 52.979 të lënduar.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e goditura u ngjit në 5.108 dhe në rajonet nën kontrollin e kryengritësve dhe qeverisë.

Të paktën 58.087 persona janë plagosur edhe në Siri edhe në Turqi, sipas të dhënave të qeverisë turke, Helmetat e bardha dhe mediat siriane shtetërore.

QËNDRONI TË LIDHUR