• e premte, 20 mars 2026

Numri i viktimave në Liban ka tejkaluar 1.000, ndërsa Hezbollahu pretendon se po shkatërron tanke izraelite

Numri i viktimave në Liban ka tejkaluar 1.000, ndërsa Hezbollahu pretendon se po shkatërron tanke izraelite

Bejrut, 19 mars 2026 (MIA) - Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se numri i të vrarëve në sulmet izraelite ndaj vendit, të cilat po vazhdojnë që nga 2 marsi, zyrtarisht e ka tejkaluar shifrën prej 1.000 personash, ndërsa luftimet në jug të vendit po intensifikohen më tej.

Sipas raportit të sotëm të Qendrës për operacione emergjente, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 33 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.001 të vrarë dhe 2.584 të plagosur. Mes të vrarëve që nga fillimi i konfliktit ka edhe 40 punonjës shëndetësorë.

Njëkohësisht, Hezbollahu njoftoi se po zhvillon beteja të ashpra me forcat tokësore izraelite në qytetet Tajbeh dhe Kiam, duke pretenduar se luftëtarët e tij kanë zmbrapsur me sukses përpjekjet për përparim dhe se kanë shënjestruar me raketa dhe artileri tanket izraelite "Merkava", si dhe qytetet në pjesën veriore të Izraelit.

Burime libaneze të sigurisë për DPA-në konfirmuan se ushtria izraelite po përparon ngadalë në fshatin Kiam, duke shkatërruar sistematikisht shtëpi pranë kufirit. Izraeli më herët u bëri thirrje banorëve në jug të lumit Zahrani të evakuohen për shkak të sigurisë së tyre.

Në Bejrut sot mbizotëroi një qetësi e tensionuar pas sulmeve të djeshme në lagjet qendrore, në të cilat humbën jetën të paktën 12 persona. qa/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR