• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Numri i të vdekurve nga vdekja e dhunshme është rritur për 24 për qind, mbi dy e treta janë burra

Numri i të vdekurve nga vdekja e dhunshme është rritur për 24 për qind, mbi dy e treta janë burra

Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) - Numri i personave të vdekur nga vdekjet e dhunshme është zmadhuar për 24 për qind krahasuar me vitin 2023. Nga gjithsej 511 vdekje, mbi 68 përqind ishin burra, ndërsa shkaku më i zakonshëm, në 78,5 përqind të rasteve, ishin aksidentet, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në strukturën e vdekjeve nga vdekjet e dhunshme sipas gjinisë, si në vitet e mëparshme, ashtu edhe në vitin 2024, meshkujt kanë pjesëmarrje më të lartë, edhe atë 68.1%, ndërsa 31.9 % gra.

Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë aksidentet 78.5%, vetëvrasjet 17.4%, dhe vrasjet 4.1%.

Në kategorinë e aksidenteve, pjesëmarrja më e madhe kanë vdekjet nga shkaqe të tjera të jashtme të dëmtimeve të rastit me pjesëmarrje prej 38.0% të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve të dhunshme. 

Në kategorinë vetëvrasje, pjesëmarrje më të madhe të vdekjeve është për shkak të varjes, strangulimit dhe sufokimit, me pjesëmarrje prej 8.8% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme. 

Në kategorinë vrasje, rastet tek të cilët vdekjet  kanë ardhur si pasoj e e tentimit për të shkaktuar lëndime trupore me të shtënë nga një tjetër armë zjarri tjetër e pa shenuar ka pjesëmarrje më të lartë me 1.6% të numrit të përgjithshëm të rasteve me vdekje të dhunshme.

Të vdekurit nga vdekja e dhunshme në mortalitet të përgjithshëm marrin pjesë me 2.5 për qind. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR