• e premte, 27 dhjetor 2024

Numri i punëtorëve në industri në muajin prill është rritur për dy për qind

Numri i punëtorëve në industri në muajin prill është rritur për dy për qind

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i numrit të punësuarve në industri gjatë muajit prill, të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është 2,0 për qind.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit prill të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje për 5,1 për qind, në sektorin Industria përpunuese ka rritje nga 1,9 për qind, dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rritje nga 0,9 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit prill të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 4,5 për qind Produktet kapitale për 18,7 për qind, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 13,7 për qind derisa rënie u vërejt te Produktet intermediare, përveç energjisë për 7,5 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4,8 për qind.

Бројот на работниците во индустријата во периодот јануари – април 2024 година, во однос на истиот период лани е поголем за 1.9%.са/дма/

Indeksi i numrit të punëtorëve në industri në periudhën janar – prill 2024 krahasuar me periudhën janar -prill 2023, është 1,9 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR