Numri i personave të përfshirë në hetimin për aksidentin e Koçanit nuk është përfundimtar, ministri Toshkovski paralajmëroi zgjerimin e procedurave hetimore
- Me procedurën hetimore që MPB-ja e zbaton për aksidentin në Koçan deri më tani janë përfshirë 26 persona. Por, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot para mediave theksoi se ky nuk është numri përfundimtar, gjegjësisht se si do të rrjedhë procedura do të inicohet pprocedurë hetimore kundër çdo personi për të cilin do të konstatohet se me veprimin apo mosveprimin ka kontribuar në kryerjen e veprës penale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:19, 19 mars, 2025

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Me procedurën hetimore që MPB-ja e zbaton për aksidentin në Koçan deri më tani janë përfshirë 26 persona. Por, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot para mediave theksoi se ky nuk është numri përfundimtar, gjegjësisht se si do të rrjedhë procedura do të inicohet pprocedurë hetimore kundër çdo personi për të cilin do të konstatohet se me veprimin apo mosveprimin ka kontribuar në kryerjen e veprës penale.
"Për cilindo që konstatohet se ka kryer ndonjë vepër që përbën vepër penale, pa marrë parasysh se a është vepër e marrjes apo mosveprimit, do të ndërmerren procedura përkatëse nga MPB-ja, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Publike kompetente", tha Toshkovski
Ai tha se lidhur me ngjarjen konkrete penale që ka ndodhur në Koçan është duke u shqyrtuar një sasi e madhe e dokumentacionit dhe në hetim janë përfshirë një numër i madh i ekspertëve, si nga Prokuroria ashtu edhe nga ekipet hetimore të MPB-së.
Ai theksoi gjithashtu se me një hetim të plotë, me përkushtim maksimal, do të punohet për normalizimin e situatës në të gjitha fushat e shoqërisë, duke kërkuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo subjekt që konstatohet se është autor i vepërs penale, pavarësisht nëse ka ndodhur me kryerje apo mosveprim, nga aspekti i veprimit.
Foto: MIA