• e diel, 07 dhjetor 2025

Numri i lejeve për ndërtim në mars është rritur për 4.0%, ndërsa vlera e paraparë e objekteve për 244.2%

Numri i lejeve për ndërtim në mars është rritur për 4.0%, ndërsa vlera e paraparë e objekteve për 244.2%

Shkup, 12 maj 2025 (MIA)- Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në mars të vitit 2025 është zmadhuar për 4.0 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, njofton ESHS.

Gjatë muajit  mars të vitit 2025 janë dhënë  334 leje ndërtimi, që është për  4.0% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. 

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  20 153 302 mijë denarë, që është për 244.4% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. 

Rritja e vlerës së parashikuar është për shkak të faktit se në periudhën referuese është lëshuar miratim për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza për qytetin e Shkupit, i cili është me vlerë të madhe.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 185 (55.4%) janë të dedikuara për objektet e Ndërtimit të lartë,  64 (19.2%) për objektet e Ndërtimit të ulët dhe  85 (25.4%) Objektet për rikonstruim. 

Nga gjithsej  334 të objekteve, tek 149 (44.6%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 185 (55.4%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. 

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i  685 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej   57 039 m2.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR