• e shtunë, 23 nëntor 2024

Numërimi i karbohidrateve, lojëra edukative dhe aktivitete për personat me diabet sot në Parkun e Qytetit në Shkup

Numërimi i karbohidrateve, lojëra edukative dhe aktivitete për personat me diabet sot në Parkun e Qytetit në Shkup

Shkup, 26 maj 2024 (MIA) - Ndërtimi i kulturës së diabetit dhe ngritja e vetëdijes për atë se si jetojnë personat me diabet, si tu ndihmohet kur është e nevojshme dhe si të jenë pjesë e bashkësisë sonë në nivelin e njëjtë si edhe të gjithë të tjerët ka për qëllim ngjarja edukative e cila nën moton "TË GJITHA PËR NE - PËR NE" do të mbahet sot në Parkun e Qytetit në Shkup, në organizim të Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve dhe Shoqatës së Personave me Diabet "ALEGRIA".

Ngjarja, siç paralajmërojnë organizatorët, është menduar si tubim interaktiv i personave me diabet TIPI1, veçanërisht popullatës së re deri 25 vjet dhe përmes komunikimit të përkujtohen në shtyllat themelore gjatë jetës së përditshme me diabet.

Nëpërmjet tendave të ngritura me kosha dhe njerëz të trajnuar, të gjithë do të mund të kujtohet se sa karbohidrate përmban çdo frut ose perime, nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve edukative të përshtatshme për personat me diabet, të rinjtë do të mund të edukohen se cili aktivitet ndikon në nivelin e sheqerit dhe mënyrën e rregullimit të të njëjtit, si dhe do të vendosen tendat e posaçme me glukometra dhe shirita për matjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Gjithashtu, siç paralajmërojnë, do të ndahen edhe fletushka me informacion për llojet e diabetit TIPI 1, do të jepet edukim si të njihen të njëjtit çka është insulina, çka janë CGM aparate, ndërsa do të jepen edhe udhëzime dhe bisedime për destigmatizim të diabetit dhe personave me diabet. 

Ngjarja, siç informojnë organizatorët, është mbështetur nga mjete të financuara nga Global Found Tip 1. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR