• e diel, 06 tetor 2024

Nuk ka viktima apo të lënduar në aksidentin në aksin rrugor Strumicë – Vendkalimin kufitar Novosellë

Nuk ka viktima apo të lënduar në aksidentin në aksin rrugor Strumicë – Vendkalimin kufitar Novosellë

Strumicë, 16 qershor 2023 (MIA) – Nuk ka të vdekur dhe të lënduar në aksidentin në rrugën Strumicë – Vendkalimin kufitar Novosellë, ndërsa komunikacioni në të dyja drejtimet është ndërprerë nga ora 18:30.

Sipas informacioneve të zëdhënëses së SPB-së Strumicë, Aleksandra Trajanova, në orën 18:20 në polici është raportuar se ka ndodhur një aksident para hyrjes në fshatin Novosellë nga drejtimi i Strumicës,  ndërsa në të janë përfshirë dy makina.

 “Sipas informacioneve fillestare, është shaktuar vetëm dëm material në dyja makinat, ndërsa policia është duke bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes”, tha Trajanova për MIA-n.

 Sipas saj, pritet që komunikacioni së shpejti të normalizohet.

Paraprakisht, LAMM informoi se nga ora 18:30 në rrugën A4 Strumicë – Novosellë, para VK - Novosellë, komunikacioni është ndërprerë në të dyja drejtimet, për shkak të një aksidenti rrugor. ar/

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR