• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nuk ka vend për shqetësim nga bllokada apo kushtëzime të reja nga Bullgaria, thotë Kovaçevski për MIA-n

Nuk ka vend për shqetësim nga bllokada apo kushtëzime të reja nga Bullgaria, thotë Kovaçevski për MIA-n

Shkup, 6 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se nuk ka vend për shqetësim nga bllokada të reja eventuale nga Bullgaria. Në intervistën për MIA-n lidhur me mundësinë për bllokada të reja nga ana e Bullgarisë në rrugën drejt BE-së dhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, ai thotë se personalisht e kupton frikën, sidomos pas disa hapave dhe provokimeve që ishin në dëm të marrëdhënieve mes dyja vendeve.

"Por me politika dhe përgjegjësi evropiane nga të dyja palët, është e mundur të arrihet në marrëdhëniet evropiane. Tezën që po e imponon opozita është manipuluese dhe ka qëllim të dyfishtë. Nga njërën anë t'i vë në huti qytetarët apo të luajë me ndjenjat e tyre. Nga ana tjetër, për të krijuar alibi për papërgjegjshmërinë e tyre sepse nuk kanë argumente për të mbrojtur përpjekjet e tyre për bllokadë. Sidomos tani kur gjithë përmbajtja e ndryshimeve të propozuara kushtetuese është e kapshme, askush nuk ka asnjë vërejtje apo kundërshtim. Përafërsisht punët janë të qarta, kushtëzime të reja për ne nuk mund të ketë", thekson Kovaçevski.

Ai shton se edhe porositë nga bashkësia ndërkombëtare kanë qenë të qarta se nuk do të ketë kërkesa të reja. Si shembull ai ka përmendur Gjermaninë dhe bisedimet e tij me kancelarin Olaf Sholc, se nuk ka asnjë dilemë dhe se nuk do të ketë kërkesa të reja jashtë Kornizës negociuese.

"T'ju kujtoj se kjo u tha në mënyrë decide edhe në Deklaratën e Bundestagut gjerman. Se nuk ka pengesa për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe se çështjet bilaterale nuk do ta përcaktojnë procesin paraqasës të vendit drejt anëtarësimit në Union, është edhe qëndrim i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Zhosep Borel", ka thënë Kovaçevski.

Kryeministri tha se edhe Bullgaria në disa raste e ka konfirmuar të njëjtën.

"Presidenti i Bullgarisë, Radev, nënkryetarja Jotova, MPJ bullgare, të gjithë ishin shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka kushte të reja, pritshmëritë janë se do të plotësohen kushtet e dakorduara në Kornizën negociuese", thekson Kovaçevski.

Ai në intervistën për MIA-n shton se kërkesat e reja më tej do t'i referohen reformave.

"Ashtuqë nuk ka vend për të menduar në drejtim të asaj se po hyjmë në një vorbull kërkesash të reja. Kërkesat më tej do t'u referohen reformave. Proces në të cilin ne transformohemi dhe përsëri do të marrim vendime serioze dhe të vështira që do të sigurojnë një jetë më të mirë për qytetarët", shton mes tjerash Kovaçevski.

 

QËNDRONI TË LIDHUR